Guvernatori Sejko nën presionin e shtetarëve

991
Sigal

Këshilla e Fullanit:Mos guxo, se ata e kanë në dorë fatin e kolltukut tënd! Sejko nuk Shfuqizon dot as 100 vendimet abuzive të Fullanit

Sipas informacioneve që disponojmë, Banka e Shqipërisë nuk po jep asnjë “sinjal” se do të pastrohet prej “llumit” të abuzimeve dhe nepotizmit total, që e ka mbërthyer, që e kontrollon deri në “kompetencat” mbi tualetet dhe që nuk po e lëshon. Është një rrjet zyrtare nepotike, strukturuar qëllimisht me familjarë shtetarësh e politikanësh të lartë, jo si “vend” pune i rehatshëm, por si një “punishte” pagash, dietash e shpërblimesh  super të larta, që përfitonin duke vetë-qeverisur financat e shqiptarëve, sikur t’i kishin “pasuri bajraku”. Vjedhja 7.3 milionë euro në bankë dhe dosja e zezë e krimit ekonomik financiar me abuzime që është bërë në këtë bankë, flet për një “bandë të pavarur” që ka komanduar lirshëm jashtë ligjit e kontrollit brenda Bankës Qendrore të Shtetit Shqiptar. Në krye ka qenë një guvernator me sjellje prej “bankieri aventurier”, i cili harxhonte buxhetin e bankës dhe taksat e shqiptarëve edhe për “dhomë gjumi private luksoze brenda në bankë”! Këtë e larguan nga banka me pranga në duar. Por banka nuk është “boshatisur” nga “ushtria” e tij e babëzitur e 31 drejtorëve, bijë e bija të politikanëve. Ajo nuk po “pastrohet” prej shefave të shumtë e të çdo lloji, prej këshilltarëve fiktivë, prej audituesve që bëjnë kontrolle false, prej ekspertëve që bëjnë bilance jo reale, për të fshehur katrahurën që ka ndodhur nën “regjimin” bankar shtetëror të Fullanit. Edhe Guverantori i ri, “pompuar” prej politikës me “CV shkencëtari e shpëtimtari”, po vazhdon të punojë me “ushtrinë” e Fullanit e nuk ka asnjë projekt në zbatim, për të ndërtuar një ekip të ri në bankë, ndryshe nga ekipi “Fullani”. Burime nga Banka e Shqipërisë, konfirmuan dje për gazetën “Telegraf”, se nuk mungon vullneti dhe dëshira e Guverantorit të ri për ta bërë këtë “pastrim llumi” në Bankën e Shqipërisë, por sepse nuk ka fuqi të veproj përballë atyre që kanë fëmijët, prindërit, kunatat, motrat, vëllezërit, mbesat e gjyshet në postet drejtuese dhe në zyrat e kësaj banke. Prej 10 vitesh nën komandën e Fullanit, ata e kanë marrë peng dhe po e përdorin Bankën e Shtetit, si “lopë” private. Këtyre nuk ka askush fuqi t’u “heq lopën” nga duart (pagat e larta, shpërblimet, privilegjet, vjedhjet e abuzimet), por as “t’i largoj nga lopa” (nga postet e larta dhe nga banka). Ai që duhet të bëjë administrativisht largimin e tyre është guvernatori, por nuk po mundet, mbasi prej 1 muaji gjendet në “morsën” e presionin të atyre që e kanë emëruar, të cilët kanë familjarët e tyre drejtorë e nëpunës të lartë banke. Ndërkohë, flitet, që edhe vetë guvernatori Sejko e ka marrë votën e shtetarëve dhe politikanëve, duke plotësuar këtë kriter: garancinë, që nuk do largonte familjarët e tyre nga postet dhe zyrat. E Ndërsa guvernatori Sejko e ka “shkelur betimin”, duke bërë lista shkarkimesh e transferimesh, atij i janë dërguar “mesazhe kujtese e ultimatume” nga shtetarë dhe politikanë të lartë shqiptarë, për të ndalur “fshesën” në strukturën drejtuese të administratës qendrore të kësaj banke. Në çdo mesazh, por edhe në kontaktet telefonike e fizike që ka bërë me shtetarë e politikanë që kanë familjarët e tyre drejtorë e nëpunës të lartë në Bankën e Shtetit, guverantori Sejko ka marrë pothuajse të njëjtin ultimatum: “Mos bëj marrëzi dhe heqësh, ose lëvizësh nga vendi punës gruan, vajzën, djalin, kunatën, dhëndrin, nipin, mbesën, burrin…., mbasi nuk të votuam për të hequr njerëzit tanë”. I gjendur në “botën (bankën) e çudirave”, guvernatori Sejko u është drejtuar për “konsulencë veprimi” miqve e  shokëve të afërt, mes të cilëve edhe ish-guvernatorit kolegut e ortakut Fullani, më të cilin ka biseduar disa ditë më parë, gjatë një “dreke miqësore” në vilën e Fullanit në Durrës. Sejko ka qenë i interesuar për të mbledhur informacion të plotë e të detajuar mbi lidhjet familjare të 31 drejtorëve qendrorë dhe të 217 nëpunësve kryesorë të bankës, që ata kanë me njerëzit e “fortë” të shtetit dhe politikës. Si “ekspert i fushës” dhe si ish-“guverantori emblematik” që e ka krijuar me shumë kujdes e mjeshtëri prej servili dhe akrobati rrjetën e hekurt e nepotike në Bankës e Shqipërisë, Fullani e ka këshilluar pasardhësin e tij Sejko, të “mos prek asnjë prej tyre”, mbasi sipas “përvojës” së tij 10 vjeçare si guvernator banke “…ata janë të të gjithë familjarë e të lidhur me njerëzit e pushtetshëm dhe me njeri-tjetrin, me fuqinë për të përcaktuar edhe fatin e kolltukut të guverantorit”. Ka mjaftuar kaq, që guverantori Sejko të tërhiqet nga projekti i tij për të “shkatërruar rrjetën nepotike në bankë” (siç ka deklaruar ditën e betimit), duke kuptuar se fijet e kësaj rrjete nepotike janë… “fije që s’priten” dot. Të 31 drejtorët e lartë të Bankës së Shqipërisë dhe 217 nëpunësit e saj, të emëruar në ato poste si familjarë dhe krushqi të shtetarëve e politikanëve të lartë, do të vazhdojnë të jenë në postet që kanë uzurpuar me fuqinë e familjarëve të tyre shtetarë e politikanë. I gjendur përballë presionit të shtetarëve e politikanëve, për të mos lëvizur familjarët e tyre nga postet dhe zyrat e bankës, 3 ditë më parë, guverantori Sejko ka njoftuar se nuk do të ketë shkarkime drejtorësh, as transferime e largime nga puna, duke ndalur “aksionin” për reforminin e stafit dhe administratës. Tashmë, guverantorit Sejko i kanë mbetur në dorë vetëm listat me emrat e drejtorëve e nëpunësve që do të shkarkoheshin e largoheshin nga banka si të paaftë, të implikuar në abuzimeve dhe si pjeswtarë të rrjetës nepotike edhe brenda rrjetës nepotike, me deri 5-7 nëpunës, anëtarë të 1 familjeje e krushqie! Projekti reformues “Sejko”, për “fshesë” në kupolën dhe administratën e bankës, u bllokua mbasi ndeshi në reagimin e ashpër presionues të shtetarëve e politikanëve të cilët kanë të punësuar në bankë gratë, burrat, vëllezërit, motrat, kunatat, fëmijët, mbesat, nipërit, kurshqit etj. Edhe guvernatori Sejko është dorëzuar, duke bërë “pakt” me shefat e politikës, për të mbajtur në krye të punëve të bankën familjarët e tyre. Deri tani, guvernatori Sejko ka mundur të punësojë vetëm një këshilltar të huaj, që ia solli Fullani si mik të tij të vjetër dhe në 3-4 zyrtarë të nivelit “shko më bli një suflaqe”, pa prekur asnjë prej drejtorëve të rrjetës nepotike që “thuri” ish-guverantori Fullani.

Ja 31 drejtorët e bankës së shtetit, për të cilët bëjnë presion shtetarët

 1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.

2.  Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar

3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve

4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.

5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.

6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.

7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.

9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.

10. Anjeza Harizaj, (nusja e djalit të Fatos Bejës)

11. Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

12. Geri Prifti, (nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

13. Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, Sajmir Kodra) 20. Departamenti i Kontabilitetit.

14. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.

15. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore

16. Elsa Zhulali, vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti Marrëdhënieve me Jashtë.

17.. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.

18. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike, ka 2 vjet që ka mbushur moshën për pension)

19. Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj, inspektor tek ILDKP, përgatitës i deklaratës pasurore të guvernatoritit), Departamenti i Thesarit

20. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes

21. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave

22. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit

23. Besa Prela, (kushërira e parë e Ben Blushit) Departamenti Marrëdhënieve me Publikun

24. Juna Bozdo, (motra e Enno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes

25. Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikëqyrjes

26. Eduard Sinani, (vëllai i Dëshira Subashit, ish- anëtare e KQZ) Drejtor i Sigurimit.

27. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

28. Ibrahim Shehaj, (babai i Drejtores së Përgjithëshme të Tatimeve Brisedia Shehaj), Shef i Sigurisë së Bankës.

29. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

30. Aida Kolasi, (gruaja e Gramoz Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave

31 Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Ja 10 nga 100 vendimet abuzive “Fullani”, që nuk po shfuqizohen

 1. Nuk ka çmontuar dhomën luksoze të gjumit brenda bankës

2. Nuk ka shfuqizuar vendimin, që shpenzimet e personelit të bankës të jenë në masën 40% më tepër se planifikimi sipas ligjit.

3. Po mbanë në fuqi dhe po zbaton vnedimin për të paguar 110 milion lekë pagesë kompensim financiar ushqimi për nëpunësit e Bankës së Shtetit.

4. Nuk po zhfuqizon kontratën e qirasë vjetore të zyrave të bankës me vlerë 6 milionë dollarë.

5. Nuk po shfuqizon pagën e Guvernatorit të Bankës së Shtetit e cila është114 mijë dollarë në vit.

6. Po mbanë në fuqi vendimin për shpenzimet e ekipit të volejbollit të bankës.

7. Nuk po shfuqizon vendimin për shpërblimet e punonjësve  deri në 20 paga mujore në vit.

8. Nuk po shfuqizon vendimin e shpenzimeve për “mëngjese, dreka, darka pune”, për dieta e udhëtime brneda e jashtë vendit, për teatro, koncerte, piknike eti, të fiksuar në masën 12% të pagës mujore.

9. Nuk po ushtron audit të rregullt në bankë, për të verfikuar gjendjen reale të saj.

10. Nuk po shfuqizon vendimin për pagesa 2 milion dollarë në vit për mobilin zyrash.