Ilir Meta “Unë i përulem vetëm ligjit, ballafaqimi me të vërtetën ka nisur, të presim fjalën e drejtësisë”

515
Sigal

Të vërteten do ta ndjekim deri në fund, jo për të venë në vend dinjitetin tonë, por për ti dhen fund politikës destruktive të rrugës

 Në mënyrë të përmbledhur, por të detajuar, me një qetësi që ia krijon e drejta për të qenë pjesë e debatit publik, për shkak të përfshirjes së tij në këtë debat prej të tjerëve që kanë hedhur në “tregun” publik e politik skenarin “Doshi”, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka sqaruar pozicionin e tij në këtë “zallamahi” të krijuar rrugëve e të mbetur rrugëve prej atyre që prej akuzuesit u servirën si “skenaristë, urdhërues, porositës e atentatorë” të gjoja eliminimit fizik të dy deputetëve Doshi e Fufi.

Nuk kam asnjë lidhje, përmendja ime është e qëllimtë

Në shpjegimet dhe argumentet e tij publik në media, kryeparlamentari Meta, deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje, përkundrazi, ka qenë në dijeni dhe sa është informuar prej deputetit Doshi. Meta deklaron se e ka trajtuar rastin me qetësi e preokupacion si kryetar kuvendi, si koleg i deputetëve dhe si qytetarë që kërkon paqen në këtë vend e në jetën e secilit. Në fillim e vlerësova si rrezik real, ndërsa pas zhvillimeve të fundit, rezultoi një episod i dyshimtë, tepër i rëndomtë për faktin që përfshin emra që nuk kanë asnjë lidhje, gjithsesi këtë e përcakton drejtësia, të cilës unë dhe kushdo duhet tí qëndroj gati dhe të jetë shpjegues real ndaj saj. Kreu i kuvendit, në përgjigjet e tij, u ndal në një moment kryesor, që ka lidhje me “shkërmoqjen e këtij skenari. Brenda 1 jave, tha Meta, çështja “Doshi” ekziston si një tregim rruge dhe kjo u shkaktua prej dëshmive të mohuara nga “trupa aktoriale” e skenarit në fjalë, që deputeti Doshi i paraqiti si dëshmitar përballë medias e publikut me video dhe fizikisht përballë drejtësisë, me emra e prezencë fizike. Në bindjen e kryeparlamentiarit Meta, rezultoi se gjithçka është një sajesë, për të cilën ndihet i cenuar që e kanë përdorur si “personazh” të lojës, pa pasur asnjë lidhje me të, por që është bërë me qëllimin e keq për të dëmtuar atë dhe forcën e tij politike në këtë prag zgjedhjesh pse jo me skemë më aftat gjatë, të ideuar dhe hedhur në veprim prej atyre që e kanë pasur këtë synim të mbrapsht e të dështuar. .

Unë respektoj drejtësinë, jo fjalët e rrugëve

Pyetjes, se emri i tij është lakuar e po lakohet, kryeparlamenti Meta, ju përgjigj: Unë njoh dhe respektoj drejtësinë e shtetit e jo fjalët e kafeneve dhe të rrugëve. Ne sot shkuam të gjithë përpara drejtësie për të dhënë shpjegime e jo nëpër kafene. Vetëm drejtësia është ajo që vlerëson duke pasur si stacion fundor ballafaqimin me drejtësinë, si e vetmja rrugë institucionale në raport me ligjin. Këtë detyrim ligjor po e respektoj me korrektesë jo vetëm unë si kryepalamentar, por edhe krejt drejtuesit e mazhorancës të cilët janë përmendur prej atyre që akuzojnë. Dhe do të jem i gatshëm në çdo moment të jem në dispozicion të drejtësisë. Nuk mund të lejoj vetes të përdorem prej askujt, përkundrazi kam fuqinë morale dhe të të drejtën që disponoj, për t’u përballur me at në çdo kohë, siç po veproj aktualisht, qoftë sikur kjo të më kërkohet edhe këtu në këtë studio, për të ballafaquar faktet dhe veten me ata që akuzojnë dhe bëhen “regjisorë”të akuzave për të përfituar kapital politik, siç kanë nisur të ëndërrojnë. Për ta ironizuar , skenarin e përgatitur nga Doshi dhe të mbështetur enkas nga opozita, krye-parlamentari Meta përmendi një dozë humori  duke thënë : “O drejtësia , o mjekësia mundë të zgjedhë dosjen “Doshi”, në të cilën la të kuptohej, se kishte fjalën për Berishën që ose duhet të tregohet normal në qëndrimin e tij ndaj çështjes në fjalë, ose të përballet realisht me drejtësinë.  Sa i përket deputetit Doshi, kreu i parlamentit u shpreh se tashmë ai është pjesë e opozitës, madje ndër më të shquarit, ku sipas tij është pika e referencës së Berishës.

Ja disa nga përgjigjiet e Ilir Metës

      Blendi Fevziu – Pra, ju po e lidhni deklaratën e Tom Doshit me momentin e largimit të tij?

Ilir Meta – Patjetër.

Blendi Fevziu – Por rezulton që ai jua ka thënë sy më sy, zoti Meta, faktin që kishte një informacion se ju ishit të përfshirë në vrasjen e tij.

Ilir Meta – I bëra këto dy pyetje për një arsye, pra për të bërë të qartë se kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur një deputet përjashtohet nga PS-ja, pasi disa ditë më parë kishte bërë disa deklarata të tjera, për histori drejtoreshash dhe ministrash, dhe pas një shantazhi që i ka bërë PS-së dhe Kryeministrit të vendit. Për sa i përket historisë së gjashtë muajve, unë më duket se e kam bërë të qartë në prononcimin e parë që kam dhënë pas këtyre deklaratave, ku kam thënë se i vetmi person në dijeninë time që më rezulton se ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetë deputeti Doshi dhe besoj se procesi do ta verifikojë këtë gjë.

Blendi Fevziu – “Nuk më ka thirrur askush për të deponuar”, ka thënë deputeti Doshi në intervistën që ka dhënë ditën e enjte në “Top Story”. I është bërë një kërkesë vetëm Durim Bamit, pra vrasësit të supozuar, ndërsa mua thotë ai, askush nuk më ka kërkuar…

Ilir Meta – Nuk kam ndër mend të merrem me komentet e deklaratave të deputetit, ai tashmë është një deputet i opozitës dhe mua nuk më takon të deklaroj deklaratat e një deputeti të opozitës. Unë mund t’ju them atë që di unë.

Blendi Fevziu – Deputet në opozitë.

Ilir Meta – Nuk ka rëndësi i opozitës, apo në opozitë. Një opozitë është.

Blendi Fevziu – Ka qëndrim opozitar dhe ka opozitë zyrtare.

Ilir Meta – Është deputeti më i shquar aktualisht i opozitës.

Blendi Fevziu – Çfarë do të thotë “deputeti më i shquar i opozitës”?

Ilir Meta – Është pika e referencës kryesore të Doktorit dhe kuptohet që është më i shquari.

Blendi Fevziu – A ka ardhur Tom Doshi dhe ju ka kërkuar, zoti Meta, që t’i sqaroni pozicionin tuaj në lidhje me një tentativë vrasjeje në drejtim të tij?

 Ilir Meta – Së pari, mua nuk më ka ardhur fare Tom Doshi për këtë çështje, sepse nuk kishte asnjë arsye pse të më vinte, por unë kam marrë vesh rastësisht nga një person i njohur i imi, që ishte edhe i njohuri i zotërisë në fjalë, se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje.

Blendi Fevziu – Cili ishte ky person?

Ilir Meta – Kjo nuk ka rëndësi, këto janë në dëshminë e dhënë në prokurori. Nuk do të marrim nëpër gojë persona, të cilët të paktën deri tani nuk janë marrë nëpër gojë. Ata që janë marrë edhe mund t’i marrim me lejen tuaj dhe me mirëkuptimin e tyre. Mua nuk më pëlqen të marr nëpër gojë njerëz…

Blendi Fevziu – Lejen time për të marrë nëpër gojë kë të doni e keni me pash.

Ilir Meta – Jo, jo, por unë personalisht nuk ia lejoj vetes. Ai person më ka thënë që është ky shqetësimi, sepse kanë dashur të vrasin Tomën. Çfarë është kjo histori? Ka qenë edhe një histori kështu! Më vjen keq që po përmend emra, ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Sali Berishës…