Grida Duma: Për harxhimet e Edi Ramës për luksin e tij

456
Sigal

Shkollat pa ngrohje,
njerëzit të bllokuar nga ngrica, Edi Rama shpenzon 537 milionë lekë për
kondicionerët e zyrës së tij

 

537 milionë lekë do
harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit.

Në fakt, këto 537
milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do
shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat
argëtimi.

Prioriteti kryesor i
Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të.

Prandaj shkollat nuk
kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së
tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.

Prandaj njerëzit po
vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij.

Ndërsa pushteti lokal
mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab
emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.

Ndërkohë njerëzit po e
përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë kosoton e mbajtjes së fëmijëve
në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët.

Edi Rama nuk mendon për
njerëzit. ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës
në qeveri të njerëzve.