Greqia shtrin kthetrat në detin shqiptar

522
Sigal

Greqia rrëmben detin shqiptar, sot nisin kërkimet për naftë në zonën shqiptare. Avramopulos: “Është kusht për paqen në rajon”

Nuk soset durimi dhe këmbëngulja e Greqisë për të rrëmbyer me doemos detin e Shqipërisë, sipas paktit midis të dy vendeve që rrëzoi Gjykata jonë Kushtetuese. Pas vizitës së ministrit Panariti në Athinë, janë intensifikuar si asnjëherë deklaratat dhe manofrat greke për gllabërimin e hapësirës sonë detare. Dje në parlamentin Helen, shefi I diplomacisë Avramopulos deklaroi se “politika e Ministrisë së punëve të Jashtme greke është caktimi i kufijve të zonave detare, përfshirë zonat ekskluzive ekonomike, me fqinjët”. Ndërkaq mësohet se Greqia ka nisur edhe kërkimet për naftë dhe gaz në det, përfshi këtu dhe hapësirën që i përket Shqipërisë. Anija e parë kërkimore “Nordic Explorer” do të nisë kërkimet në terren mëngjesin e së hënës në zonën veriore të Jonit, në pjesën që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit të firmosur prej dy Qeverive, por të hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Tani ndodhemi para faktit të kryer: Greqia mësyn dhe ngul kthetrat në hapësirën tonë detare, ndërsa shteti ynë, diplomacia dhe qeveria nuk reagojnë fare. Ndaj me të drejtë Prof. Myslim Pasha ndihet i fyer dhe I revoltuar nga ky qëndrim. “Në këtë vend ku nuk ka ligj detar të brendshëm dhe ku nuk ka kufij të përcaktuar, kur një “lesh e li” opinionesh mediokre dhe kriminale e ka lënë shtetin që s’është shtet e që s’është në gjendje të sogjetojë kufijtë e tij  tokësorë dhe detarë, dhe tani është gati të heshtë, të spërdridhet e të fshihet të bëjë sikur nuk shikon kur Greqia fillon ekspeditat kërkimore e hulumtuese gjeofizike në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive”, thotë njeriu që mbrojti me aq zjarr ujërat tona territoriale dhe që çoi në rrëzimin e paktit detar nga Gjykata jonë Kushtetuese.

Deklarata

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos deklaroi se “politika e Ministrisë së punëve të Jashtme greke është caktimi i kufijve të zonave detare, përfshirë zonat ekskluzive ekonomike, me fqinjët”, gjë që sipas tij i shërben konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Këtë deklaratë ministri e bëri në parlament, ndërsa diskutohej projektbuxheti i vitit 2013. Avramopulos pohoi se situata në Greqi është më kritikja që pas Luftës II Botërore, por theksoi se kriza që po kalon vendi nuk duhet të sjellë paqëndrueshmëri kombëtare. “Ballkani i tronditur nga e kaluara dërgon mesazhe kërcënuese”, tha ministri, i cili vërejti se në rajon është ringjallur shovinizmi, ndërsa akuzoi sërish fqinjët veriorë për qëndrime nacionaliste. “Sot, kriza, lodhja dhe mungesa e përparimit në çështje kritike, nxjerr përsëri në pah qëndrimet nacionaliste dhe populiste të fqinjëve tanë veriorë, në fusha mjaft të ndjeshme. Greqia lufton të mbetet larg sindromit ballkanik të së shkuarës dhe të jetë gjithmonë një shtyllë e fortë sigurie, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s”, u shpreh ai. Ministri grek deklaroi se vendi i tij “lufton për të ndihmuar shtetet fqinje në përparimin e tyre drejt integrimit europian, duke mos bërë lëshime substanciale në reformat thelbësore, që duhet të bëhen për demokracinë, për respektimin e rregullave të fqinjësisë së mirë dhe për zhvillimin e balancuar të marrëdhënieve dypalëshe”. Duke përmendur projektin e gazsjellësit TAP, Avramopulos deklaroi se “iniciativat energjetike do ndryshojnë ekuilibrat në rajon dhe se TAP përbën një hap me rëndësi për sektorin energjetik të Greqisë”. Ministri i Jashtëm Avramopulos tha në përfundim, se Presidenca greke e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2014, do të përfshijë ndër të tjera si prioritet të ardhmen e Gadishullit Ballkanik në Evropë.

GREQIA FILLON KËRKIMET PËR NAFTË NË ZONËN SHQIPTARE TË DETIT JON

Qeveria greke ka aprovuar licencen e parë të kërkimeve për naftë në zonën detare në veri të saj, pjesë takuese e Shqipërisë. Ministria e Ekonomisë, Ndërtimit dhe Zhvillimit të Greqisë njoftoi se ditën e diel 11 nëntor, fillojnë zyrtarisht kërkimet për naftë në hapësiren detare greke,nga Joni Verior, deri në jug të Kretës. Sipas deklaratës, kerkimet do te zgjasin tre muaj. Në vazhdim qeveria greke do të tenderojë zonat me interes kërkimi, në një siperfaqe detare prej 225.000 kilometra katrore, ose gati sa dyfishi i siperfaqes tokësore greke. Licencen e ka fituar kompania norvegjeze Petrolium-Geo-Services, e cila do te mundesoje gjetjen e karbohidrateve ne det, fale teknologjive teper moderne qe kjo kompani disponon. Anija e parë kërkimore “Nordic Explorer” do të nisë kërkimet në terren mëngjesin e së hënës në zonën veriore të Jonit, në pjesën që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit të firmosur prej dy Qeverive, por të hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

PROF. MYSLIM PASHA: “DIPLOMACIA E KAPUR DHE INDIFERENCA KRIMINALE E QEVERISË SONË”

Lajmet rrjedhin njëri pas tjetrit nga fqinji ynë jugor, Greqia. Projekti i madh me kërkimet për naftë dhe gas në Detin Jon, domosdo na sjellin në vemendje fragmentin më të ndjeshëm për të cilin diskutohet në këta tre vjet, që kurse  “u ngrit dhe u gremis” një Pakt antikombëtar për ndarjen e kufijëve detarë midis të dy vendeve, pra: “A do të bëjë kërkime Greqia në Hapësirën e Ekonomike Ekskluzive në Otranto apo jo!? ”

Kjo pyetje është drithëruese mbasi ne duket, se nuk jemi në gjendje të menaxhojmë detin tonë, se as nuk dimë ta ndajmë, se, ende nuk e kemi të qartë nëse është i joni apo i botës, dhe, së fundi, kemi një qeveri antikombëtare e cila e quan një andrrallë të madhe atë që po ndodh me marrëdhëniet midis të dy vendeve burimin e së cilës ajo nuk ka se si ta gjejë në vete, por tek “qarqe” që ajo i sajon prej mendjes së saj të sëmurë dhe paranojake.

Në këtë vend ku nuk ka ligj detar të brendshëm dhe ku nuk ka kufij të përcaktuar, kur një “lesh e li” opinionesh mediokre dhe kriminale e ka lënë shtetin që s’është shtet e që s’është në gjendje të sogjetojë kufijtë e tij  tokësorë dhe detarë, dhe tani është gati të heshtë, të spërdridhet e të fshihet të bëjë sikur nuk shikon kur Greqia fillon ekspeditat kërkimore e hulumtuese gjeofizike në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive. Marrëdhëniet janë cenuar seriozisht, saqë nuk kemi asnjë akses që të kërkojmë hartën e këtyre hulumtimeve që të mund të shikojmë me saktësi se deri ku shkon vija veriore e kërkimeve (një vijë koordinative)  nëse ajo prek hapësirat të cilat nuk janë ndarë apo jo. Kjo duhet të ishte fqinjësia dhe marrëdhënia diplomatike normale e të dy vendeve, kurse ne tani vetëm sa belbëzojmë lajme që vijnë nga jugu dhe nuk dimë t’u përgjigjemi shqiptarëve për këtë shqetësim të vërtetë, jo vetëm ekonomik, por edhe të Integritetit të shtetit. Kësilloj, në këtë 100 vjetor që kemi filluar të festojmë, ne na duhet që të ulim sytë e të heshtim për atë që mund të ndodhë këto ditë në kufijtë detarë. Shqipëria e ka diplomacinë të kapur, shkencën dhe studiuesit shurdhmemecë të qeverisë më korruptive në botë, institucionet përgjegjëse të mpira nga një indiferencë kriminale, e cila diktohet vetëm nga një vullnet: ai i Sali Berishës.

Ka një ofensivë paralele të dy synimeve:

1. “Mësymja” e do ditëve më parë kur ekspedita të tërë shtetërore politike greke u futën në thellësi të kufijëve të Shqipërisë në “kufijtë fantazmagorikë të Vorioepirit” dhe festuan ditën e tyre kombëtare  si një provokacion të rëndë, në sy të këtij shteti të pazot. Dhe e jetësuan atë megjithë përpjekjet që u bënë për t’i penguar.

2. “Mësymja” e dytë që është gati të fillojë për kërkime gjeofizike në Shtratdetin Jonik, të një Deti të pandarë, por që Shqipëria nuk di në cilin orjetim të drejtohet dhe të kapet, mbasi kufijt i ka të shqyer, në shpërfilljen më të madhe që po ndodh në këto 100 vjet.

Shqiptarët heshtin, indiferenca vetvret, mashtrimi Berishian ngre krye dhe lot në këtë mungesë identiteti.

Për cilin integrim Europian mund të flitet, kur ne nuk jemi në gjendje që të ruajmë këtë fromat trojesh historikë?