Edi Rama, “godet” në shenjë për Vlorën

270
Sigal

Zgjedhjet vendore / Konsultimet në bazë qartësojnë kandidaturën e Ermal Dredhës si potencial për  kryebashkiak i Vlorës. Simpatizantët e PS në Vlorë mirëpresin figurën e diplomatit,  për zhvilimin e mëtejshëm të qytetit në infrastrukturë, turizëm dhe ekonomi

Konsultimet në bazë zbulojnë se kandidatura e Ermal Dredhës mirëpritet  nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste dega Vlorë si një figurë e kompletuar nga ana politike, njohës i mirë i administratës shtetërore, dhe si një diplomat me përvojë, që do sjellë zhvillime të rëndësishme në infrastrukturë, turizëm dhe ekonomi

 Me afrimin e zgjedhjeve vendore, po qartësohen dhe kandidaturat e para për Bashkitë në të cilat nuk do të rikandidohen kryetarët aktuale. Një nga këto Bashki është dhe Bashkia e Vlorës. I njohur si një bastion i Partisë Socialiste, elektoratin e qytetit të Vlorës dhe bazën e Partisë Socialiste, i kanë  zënë  “ethet” e para për sa i përket personit politik, i cili do të përzgjidhet në krye të socialistëve me qëllim për të vazhduar traditën e drejtimit nga socialistët të një institucioni shumë të rëndësishëm, siç është Bashkia e qytetit të Vlorës. Nga burime të besueshme nga selia qëndrore e Partisë Socialiste duket se kandidimi për siglën e Partisë Socialiste për këto zgjedhje do t’i besohet diplomatit të karierrës,  Z. Ermal Dredha. Nga konsultimet në bazë kandidatura e tij është mirëpritur nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste dega Vlorë si një figurë e kompletuar nga ana politike, si një njohës i mirë i administratës shtetërore, gjithashtu dhe si një diplomat karriere me përvojë.

Kush është Z. Ermal Dredha ?

Ermal Dredha nuk do jetë thjesht simbol i Vlorës, por edhe i kryeqendrës  patriotike të shqiptarëve. Është koha që duke patur parasysh edhe ndryshimet e fundit territoriale të ketë në krye të saj një njeri punëtor, me vizion dhe të përkushtuar. Anëtarësia vlonjate po tregon mbështetje për Dredhën si fenemon dhe model të njeriut të thjeshtë, human dhe të njërit prej atyre qindra –mijëra që takojmë çdo ditë në rrugë, kafe, por edhe në zyra. Këta njerëz sot janë shumë pak, por nesër do bëhen shumë më shumë dhe ne do i rikthejmë Shqipërisë fytyrën e vërtetë të njerëzve të ndershëm, humanë, patriotë dhe nacionalistë të papërfshirë në skandale politike.

Diplomati Ermal Dredha njihet si një person me përvojë në fushën e diplomacisë duke shërbyer së fundmi si Ambasador rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më parë ka kryer detyrën e Konsullit në Konsullatën Shqiptare në Bari, Itali si dhe për një kohë të gjatë ka mbuluar pozicionin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë karrierës së tij diplomatike ka qenë inisiator dhe aktor në disa marrëveshje bashkëpunimi midis vendeve ku ka shërbyer dhe Shtetit Shiptar për sa i përket bashkëpunimeve me karakter ekonomik, bashkëpunimeve në fushën e sigurisë dhe jo vetëm. Përveç se kontributit të tij në politikat e jashtme të Shtetit Shqiptar dhe angazhimit te tij, Z. Ermal Dredha ka gjetur mbështetje të gjerë në bazën socialiste të Vlorës për arsye se vjen nga nje familje e majtë tradicionale.

Kujtojmë se Z.Ermal Dredha është djali i ish-Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Z. Neki Dredha, i cili nga ana e tij si një ardhje nga bluzat e bardha në krye të Bashkisë Vlorë në vitin 1998, u shqua si një figurë bashkuese dhe si një administrator i zoti për qytetin. Z. Neki Dredha ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në menaxhimin e situatës me emigrantët shqiptarë të Kosovës, të cilët u akomoduan në Vlorë gjatë viteve të vështira në Luftën e Kosovës. Një detyrë kjo, sa e vështirë por aq edhe patriotike, e cila u menxhua me shumë profesionalizëm nga ana  Kryetarit të Bashkisë së asaj kohe si dhe nga strukturat e Bashkisë që ai drejtonte. Z. Neki Dredha njihet si një socialist me kontribute në vitet që ka drejtuar Bashkinë e Vlorës. Mbas tërheqjes nga jeta publike ish mjeku dhe ish Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Z. Neki Dredha, ka qenë aktiv në botime dhe studime për historinë e fshatit të Kaninës si dhe në botime të shumta rreth figurave të ndryshme të qytetit të Vlorës si dhe kontributit të tyre të dhënë për qytetin.

Qyteti i Vlorës nga ana e qeverisë Rama, nga viti 2013 ka parë investime serioze, të cilat e kanë trasnformuar totalisht qytetin, duke radhitur vepra si psh. shëtitorja “Lungomare”, rruga e Lumit të Vlorës, por edhe një projekt madhor siç është aeroporti i Vlorës i cili është në ndërtim e sipër dhe parashikohet që me përfundimin e tij dhe vënien në efiçencë do të shërbejë si një pikë shumë e rëndësishme në zhvillimin e qytetit me ndikim në ekonomi si dhe në fushën e turizmit.

Nga ana e strukturave të Partisë Socialiste në qendër është treguar kujdes në përzgjedhjen e kësaj kandidature për këto zgjedhje vendore pasi Kryetari i ardhshëm i Bashkisë do të jetë personi, i cili do të administrojë një qytet me një rëndësi të veçantë, që vitet e fundit ka parë zhvillime të rëndësishme në infrastrukturë, turizëm dhe në ekonomi.