Meta uron bektashinjtë me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit

431
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir_Meta‬, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit nga selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Duke folur për mediat pas vizitës, Kryetari i Kuvendit shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij për ngjarjet terroriste në Bruksel. Meta deklaroi se Dita e Sulltan Novruzit është dita e ripërtëritjes dhe e shpresës që na motivon edhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë.
“Ishte kënaqësi që të vizitoja Kryegjyshatën Botërore dhe Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshin e Bektashinjve, në këtë ditë shumë të rëndësishme.
Të gjithë sot jemi tronditur nga aktet terroriste të ndodhura në zemër të Evropës dhe të gjithë sot lutemi për shpirtin e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe jemi pranë popullit belg dhe gjithë qytetarëve të Evropës. Por kjo është një ditë e shenjtë, kjo nuk është dita e frikës, kjo është dita e ripërtëritjes, është dita e ringjalljes, është dita e shpresës, është një ditë që na motivon edhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë, që është një pasur kaq e çmuar në këto kohë të vështira dhe të trazuara. Dhe me këtë rast ju uroj edhe një herë gëzuar këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarëve bektashinj por edhe të gjithë qytetarëve tanë”, – theksoi z. Ilir Meta.
Sigal