Interpelanca/ Zhupa tregon raportin e BE-së: Keni shkatërruar trashgiminë!

131
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar ministren Elva Margariti pasi sipas saj nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka shkatërruar monumentet duke ndërtuar pallate. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka treguar një raport të BE-së, mbi gjendjen e trashëgimisë kulturore, e cila e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë për shkatërrimin e monumenteve kulturore.“Reforma që do të bëjë zonja Margariti është që trashëgiminë kulturore t’ia japësh privatit. Nëse duam të fillojmë me Tiranën  mjafton të shikoni atë sheshin bosh te shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, ministrja foli dhe lavdëroi Piramidën por jo Teatrin Kombëtar atje ku kishin dhënë të gjithë kontributin e vet, por kur vjen puna për të ruajtur gjërat e diktaturës ato janë të rëndësishme. BE ka një raport për gjendjen e trashëgimisë kulturore, e ka cilësuar Shqipërinë si vend me rrezikshmëri të lartë për shkatërrimin e monumenteve kulturore duke u vënë me pikë të kuqe. Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identiteti dhe trashëgimisë kulturore, nëse ikin shqiptarët dhe vijnë algjerianët të mos kemi problem se ju ia keni shkatërruar vendin, kjo është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ju keni bërë”, -tha Zhupa.