Goditja ndaj LSI, Kryemadhi: PD dhe PS i kanë bërë llogaritë gabim, 107 mijë votat e LSI do të vendosin në zgjedhjet e ardhshme

343
Sigal

107 mijë votat e LSI do të jenë vendimtare në zgjedhjet e ardhshme lokale apo të përgjithshme. Kjo ëshët bindja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila paralajmëron dy partitë e mëdha të cilat sipas saj goditën LSI me qëllimin për të dëmtuar. Megjithë tentativat tha Kryemadhi dhe numrin e mandateve PD dhe PS nuk arritën do të eliminonin LSI-në dhe ajo u shpreh e sigurt se votat e partisë që drejton do të jenë vendimtare në zgjedhjet e ardhshme.

LSI hyri në fushatën e 25 prillit pa asnjë lloj arme politike. Për t’i qëndruar besnike dhe deri në fund marrëveshjes së frontit opozitar që sot nuk ekziston më. Ai front opozitar që shërbeu për të majmur llogari bankare apo për të majmur xhepat e disa individëve. Por në fakt, gjëja kryesore ishte goditja frontale ndaj LSI për ta minimizuar dhe për ta nxjërrë jashtë loje. Por ajo që dua të theksoj është që i kanë bërë llogaritë gabim, pasi 107 mijë votat e LSI, janë 107 mijë vota të cilat do të vendosin balancat në të ardhmen qofshin këto zgjedhje të përgjithshme apo zgjedhje lokale?

Kush i ka bërë llogaritë gabim?

Të dyja palët. Edhe PD dhe PS. Të dyja palët i kanë bërë llogaritë gabim kur menduan se do të eliminonin LSI-në.