Plani i Bashës/ Çfarë po ndodh pas PD-së. Pse nuk tregon videot Basha?

260
Sigal

Jo çdo informacion që vjen në emailet apo inbox i redaksisë duhet marrë i mirëqenë, por kur bëhet fjalë për Lulzim Bashën çdo gjë shkon afër të vërtetës me çfarë po na shikojnë sytë këto ditë në selinë e PD.

Një informacion në inbox e Facebook se SYRI-t informon për lëvizje pas godinës së PD, bastisje zyrash dhe mbushje të zyrave në katet lart me letra boshe, me qëllim djegien e këtyre zyrave nga njerëz të Bashës në largim e sipër, për të bërë fajtor demokratët që do bëjnë përmbaruesin e vendimit të 18 Dhjetorit.

Denoncimi duket të jetë jashtë logjikës njerëzore, por që këto dyshime të bien, administrata e PD-së duhet tu vërë në dispozicion medieve, pamjet e kamerave të sigurisë për të parë çfarë ka hyrë e çfarë ka dale nga aty.

Ja mesazhi qe na vjen:

Image

Për hir të konfidencionalitetit po i mbulojmë të dhënat e dërguesit, por te hapur ti japim nëse ka një hetim për këtë çështje.