Aksident në Thumanë, plagoset i riu, makina përplaset me trafik ndarësen

179
Sigal

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Thumanës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh. K., 36 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me trafik ndarësen. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.