Pas hakerimit që iu bë E-albania ku shkaku kryesor ishte akcesi që kishin “Patronazhistët”, një tjetër rrezik pritet të prek të dhënat e qytetarëve nga përdorimi i aplikacionit ‘Aktivisti’, ku çdo telefonat apo sms që dërgohet prej tyre tek qytetarët, ua viruson automatikisht telefonat dhe kompjuterat. Në listat prej 90 mijë individësh figuron edhe emri i anëtares së KPA-së Ina Rama, dhe kjo përbënë një njollë të rëndë për të, pas asaj të SHIK-ut dhe dosjes McGonigal. Modeli i përdorur nga ish-Sigurimi i Shtetit tregon kapjen dhe rënien e Drejtësisë së Re . Ja emrat e plotë, mendimet e ekspertëve dhe reagimi i politikës.
Ja si rreth rreth 90 mijë individ, kanë shkarkuar aplikacionin Aktivistin, për të grumbulluar vota , si gjenerohen të dhënat personale, por edhe sjelljet në rrjet të punonjësve në raport me postimet e ministrave
“Lista e “Aktivisti”-it bën zero reformën në drejtësi. Përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një aplikacion me nuanca të theksuara politike dhe partiake përbën ndër të tjera, edhe një shkelje flagrante ligjore.”
Njollë tjetër për Ina Ramën
Ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cila tashmë është relatore në Komisionin e Posaçëm të Apelit, i njohur ndryshe si shkalla e dytë e Vettingut për prokurorët dhe gjykatësit është spikatur duke u identifikuar si anëtarë të rrjetit “Aktivisti”, me qëllim shpërndarjen dhe komentet pozitive në rrjete sociale për deklaratat apo qëndrimet e kryeministrit e ministrave. “Njollë” kjo që nuk i shkon përshtat pozicionit vendimtar që mbart në sistemin e drejtësisë. Rama gjithashtu është vlerësuar me “notë negative” nga monitoruesit ndërkombëtarë dhe emri i saj është përfolur vazhdimisht nga SHISH, flitet si e përzier në zhdukjen dosjesh të ndërlidhura me skandalin MC Gonigial
Përdorues të “Aktivist”
139 Oficerë Policie
69 Punonjës tatimesh
5 Persona nga Avokati i Popullit
16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
306 Punonjës të Doganave
39 Punonjës të prokurorisë
27 Punonjës gjykatash
Zyrtarë të lartë të drejtësisë në gjirin e platformës partiake, zbardhet lista nga KLP, KLGJ dhe SPAK, 40 prokurorë e 27 gjykatës aktivistë të PS-së
Thellohet skandali i Partisë Socialiste me aplikacionin e saj “Aktivisti” të miratuar nga Edi Rama në kuadër të fushatës zgjedhore për garën e 14 majit. Kjo pasi pjesë “Aktivistëve” të PS-së rezulton të jenë dhe një pjesë e madhe e zyrtarëve më të lartë të sistemit të drejtësisë të reformuar. Sistemi elektronik është krijuar nga socialistët, me qëllim shpërndarjen dhe komentet pozitive në rrjete sociale për deklaratat apo qëndrimet e kryeministrit e ministrave. Për shumë ekspertë, ky aplikacion është një formë shantazhi, sidomos ndaj administratës publike, për të siguruar që ata janë mbështetës të qeverisë.Një listë e anëtarëve të aplikacionit ‘Aktivisti” është publikuar , e cila tregon se, përveç zyrtarë administrativë, në rrethin e personave që i janë atashuar platformës partiake janë edhe zyrtarë të lartë të “Drejtësisë së Re”, të cilët i janë trumbetuar opinionit publik si ajka e juristëve dhe të pavarur nga politika.Në listë spikasin emrat e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, aktualisht anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si edhe gjyqtares Irena Gjoka, e cila drejton Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion.Po ashtu, pjesë e “Aktivistit” janë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe anëtari i këtij institucioni, Bujar Sheshi. Së bashku me anëtarët e KLP-së, në listë janë edhe disa drejtorë të rëndësishëm të institucioni që qeveris prokurorët.Ndërkohë, të paktën 20 prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të seksionit të Prokurorisë janë identifikuar si anëtarë të rrjetit “Aktivisti”.Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të vetingut, Xhensila Pine, është gjithashtu përkrahëse e platformës së Edi Ramës.Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Toska, dhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë së gjyqësorit i janë bashkuar platformës “Aktivisti” të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Të paktën 13 gjyqtarë, kryesisht nga Tirana, por edhe rrethe të tjera, gjenden në listën e platformës partiake.Edhe një anëtar i stafit administrativ të SPAK-ut gjendet në listën e pjesëmarrësve të platformës “Aktivisti”.Ndërkohë, në listën e bërë publike janë edhe shumë anëtarë të aplikacionit, të emërtuar “prokuror” apo “gjyqtar”, të cilët nuk janë identifikuar ende me emrat të përveçëm.Informacionet e publikuara janë një dëshmi më shumë se sistemi i drejtësisë së re është një shtojcë e Partisë Socialiste në pushtet.
Shkelje flagrante ligjore
Përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një aplikacion me nuanca të theksuara politike dhe partiake përbën ndër të tjera, edhe një shkelje flagrante ligjore.Në nenin 6 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i miratuar në kuadër të Reformës në Drejtësi, parashikohet se “funksioni i magjistratit është i papajtueshëm me kryerjen e çdo veprimtarie politike, pavarësisht nëse veprimtaria kryhet në bashkëpunim me ndonjë parti politike ose jo, që mund të ndikojë në pavarësinë e magjistratit, të krijojë ndonjë konflikt interesi ose, në çdo rast, të krijojë përshtypjen që magjistrati është i paanshëm dhe i pandikuar”.Përfshirja e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë në një platformë politike është një dëshmi më shumë se gjyqësori i ri shqiptar funksionon si një shtojcë e partisë në pushtet.
Lista e “Drejtësisë së Re” në aplikacionin “Aktivisti”
Ina Rama-Anëtar-KOLEGJI I POSAÇEM I APELIMIT
Xhensila Pine-Anëtar-KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT
Alfred Balla-Kryetar-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Bujar Sheshi-Anëtar/prokuror-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Ilir Toska-Anëtar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Helena Papa-Drejtore e kabinetit-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Ejona Isufaj-Staf administrativ-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Elda Hoxha-Këshilltar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Irena Gjoka-Gjyqtare-GJYKATA E POSAÇME
Elona Hysi-Kancelare-GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES
Dritan Hasani-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
Sokol Shehu-Gjyqtar-GJYKATA SHKODER
Lindita Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
Valbona Sulejmani-Kancelare-GJYKATA PUKE
Flutura Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA PUKE
Besnik Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
Irena Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Arben Mullaj-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
Dhurata Balla-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Teuta Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Fjoralba Prifti-Gjyqtare-GJYKATA APELI ADMINISTRATIV
Afrim Shehu-Prokuror-PROKURORIA DURRES
Bledar Mustafaraj-Prokuror-PROKURORIA ELBASAN
Rovena Zoto-Prokurore-PROKURORIA LUSHNJE
Petrit Vukaj-Prokuror-PROKURORIA FIER
Elton Hoxhaj-Of. Policise Gjyqesore-PROKURORIA TROPOJE
Arben Nika-Prokuror-PROKURORIA LAÇ
Alfred Gjoka-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA LEZHE
Ilir Hoxha-Prokuror-PROKURORIA SARANDE
Hasan Hasani-Staf administrativ-PROKURORIA PUKE
Albana Hoxha-Drejtor Kabineti-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Edlira Cimbi-Drejtor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Luan Velaj-Staf administrativ-SPAK
Ilda Prifti-Këshilltar ligjor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Rajmonda Levanaj-Sekretare-PROKURORIA E PERGJITHSHME
Fatbardh Lala-Staf administrativ-PROKURORIA TIRANE
Besnik Malaj-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA TIRANE
Saimir Hysa-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
Miranda Bushi-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
Enrik Haxhiraj-Prokuror-PROKURORIA E APELIT VLORE
Dritan Marku-Prokuror-PROKURORIA VLORE
Administrata nën monitorim
Aplikacioni “Aktiv1sti”, i cili u programua dhe ndërtua nga Partia Socialiste për të promovuar punën e qeverisë është shkarkuar në celularët e shumë punonjësve të administratës. Sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të bësh në postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale, aq më shumë pikë merr dhe më ‘favorit’ je, kështu që efektivë të shumtë policie, punonjës tatimesh, doganash e nga Avokati i Popullit janë bërë pjesë e kësaj skeme. Madje as drejtësia e re nuk ka shpëtuar.
Në terma sarkastik, duket sikur lojtarët e vërtetë të Big Brother janë ata që më hir apo me pahir kanë shkarkuar aplikacionin aktivist. E kanë dorëzuar jetën e tyre private dhe janë nën vëzhgim 24 orë në 24. Janë të nominuar, por nuk e dinë…. Madje për t’u përfshirë në të a thua se janë joshur nga mundësia për të parë Bigbrother live, apo programe të tjera me interes.
Rrezikshmëria e një Aplikacioni, serveri që përgjon
Arantina Brahaj ka ngritur pikwpyetje pwrsa i pwrket: Përdoruesit e APP jo vetëm i kanë detyruar të bëjnë pëlqime por janë potencialisht të përgjueshem nga serveri. Nëse sheh njoftimet nga Google, Activ1st duket si një BIG Brother që i vëzhgon. I Programuar nga profesionist, serveri ku qëndron ky APP ka potencial dhe rrisk të lartë për privatësinë e përdoruesve. Çfarë thotë Google për Aplikacionin Activist dhe ata telefona që e kanë shkarkuar Version 1.1.3
Ky version mund të kërkojë akses tek: Kamera, të merr fotot dhe videot. Location- aksesor vendndodhje të saktë. Mikrofon- regjistron audiot. Të tjera si:- Njoftime me lejim ID- shërbimet ne plan të parë, ecuria e startua, lexon njoftime- shef lidhje netëork,parandalon telefonin të qëndrojë në gjendje sleeping, tregon njoftime- marrjen e të dhënave nga internet- akses të plotë në netëork- instalim play për apet.
E vërteta e listës së ‘Aktiv1stëve’, 266 faqet tregojnë pagat e çdo punonjësi në institucionet shqiptare -reagimet e qeverisë
Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbetua’ si ajo e aplikacionit të Partisë Socialite, ‘Aktiv1sti’, në fakt është lista e pagave që marrin ata punonjës. Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga publikimi i listës, u verifikua disa prej personave që e kishin emrin të shkruar, por në fakt nuk e kanë shkarkuar asnjëherë atë aplikacion.
Si është e ndërtuar lista?
266 faqet e dosjes së publikuar që qarkullojnë ende në rrjetet sociale janë të ndara në katër kolona. Në kolonën e parë janë të shkruara emrat dhe mbiemrat e punonjësit, në të dytën institucioni ku është punësuar, në të tretën qyteti ku jeton, ndërsa kolona e fundit që është një numër disashifror tregon pagën.
Çfarë tha qeveria për këtë listë?
Pavarësisht se lista nuk tregonte personat që kishin shkarkuar aplikacionin që shërben për të promovuar propagandën e qeverisë, asnjë prej anëtarëve të kabinetit dhe madje as vetë kryeministri Ed iRama nuk e mohoi një gjë të tillë. Kreu i qeverisë i ndjekur nga zëvedësministri Etjen Xhafaj thanë se lista është e manipuluar dhe se çështjen do ta ndjekin penalisht, por pa sqaruar që bëhej fjalë për pagat e punonjësve të institucioneve, që nga prokurorë, efektivë, drejtorë e bluza të bardha.
Ndërsa zëvendëskryeministrja nuk ishte aspak e qartë. Belinda Balluku vijoi t’i qëndronte idesë që 266 faqet ishin të mbushura me aktivistë, duke shtuar: Dëgjova një listë që janë zbuluar prokurorë apo gjyqtarë. Është aplikacion si të tjerët, edhe ju mund të fusni emrin tuaj. Çdo njeri që ka qenë kurioz dhe është futur, nuk ka asnjë problem!
Rama: I harruan patronazhistët, u turrën mbi aktivistët, na rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me reagimet lidhur me aplikacionin “Aktivisti”, me anë të së cilit pretendohet se detyrohet administrata publike që të bëj Like dhe Share postimet e titullarëve të institucioneve qeverisëse.Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale Rama drejtohet me “të dashur aktivistë të Partisë Socialiste”.Siç edhe ua kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët.Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen.
Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë dhe ndërkohë që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.
Përgëzime, tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.
PD: Qindra prokurorë dhe gjyqtarë bëjnë propagandë për Ramën

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka reaguar pas denoncimit të aplikacionit ‘Aktivisti’ të kontrolluar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama.Në një deklaratë nga selia blu, Garo theksoi se në listën e abonentëve të ‘Aktivistit’, janë qindra prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët bëjnë propagandë për Partinë Socialiste dhe qeverinë.Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës. Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.Partia Demokratike është kundër çdo detyrimi dhe përdorimi të administratës publike për punë partie. Sidomos kur këto punë kanë të bëjnë jo me shtetin por me pushtetin, dhe me kultin e individit të kryeministrit dhe ministrave. Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë.
Ilir Meta i kërkon drejtësisë të hetojë ‘Aktiv1stin’e PS që po shantazhon administratën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë skandalin më të ri të Partisë Socialiste, aplikacionit “Aktiv1sti” me të cilin po shantazhohet punonjësit e administratës shtetërore, prokurorë dhe gjyqtarë për të rrëmbyer vota në zgjedhje. Në një konferencë denoncuese para medieve, Ilir Meta deklaroi: “Përdorimi antikushtetues i shtetit për qëllime tërësisht elektorale nga ana e Kryeministrit është një dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit, e kompromentimit dhe e shkallmimit të reformës dhe meritokracisë në administratën publike.Një vit pas skandalit të patronazhistëve, vjedhjes së të dhënave personale nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtuquajturin aplikacioni “Aktiv1sti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.Vendosja e administratës publike nëpërmjet presionit në shërbim të “Rilindjes” dhe shkatërrimi i meritokracisë në kriteret e punësimit është edhe një nga arsyet pse profesionistët, veçanërisht të rinjtë, po largohen nga vendi. “
Muçollari: Aplikacion i paligjshëm! Qeveria po vendos sigurimin e shtetit në administratë

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari ka folur për skandalin e publikimit të listës me mijëra punonjës të administratës si aktiviste të PS, mes tyre 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë.Muçollari theksoi se ky aplikacion është i paligjshëm pasi shkel statusin e nëpunësit civil dhe të dretat e njeriut për të dhënat personale.Sipas Muçollarit, qeveria po mundohet si të përdorë një instrument për të vendosur sigurimin e shtetit në mënyrë moderne të aplikuar në administratën publike dhe në qeveri.
Muçollari: Punonjësit e administratës u është vendosur target për tu regjistruar në këtë aplikacion dhe pjesa dërrmuese është regjistruar për shkak të këtij presioni me kërcënim për largim nga vendi i punës.Punonjës të caktuar që paguhen me taksat tona kontrollojnë ecurinë ecurinë e punonjësve se sa pëlqime sa shpërndarje apo komente i kanë bërë lajmeve të qeverisë dhe Partisë Socialiste.Këta duhet të shpërndajnë lajmet e PS. Ky aplikacion krijon mundësinë që të hyjnë në telefonin dhe të dhënat personale të punonjësve. Në rastin më të vogël ky aplikacion shkel të drejtat të njeriut, shkel të drejtat për të dhënat personale që ne disponojmë.Sipas Statusit të Punonjësit Civil, punonjësi nuk mund të ketë aktivizim në parti politike pra që në thelb ky aplikacion është bërë që ta thyejë ligjin.Qeveria po mundohet si të përdorë një instrument për të vendosur sigurimin e shtetit në mënyrë moderne të aplikuar në administratën publike dhe në qeveri.Përveç qëllimit të propagandës ky aplikacion ka edhe një qëllim tjetër të censurës.Në momentin që ti do të sfumosh një lajm të opozitës, i kërkon 20 mijë punonjësve të postojnë një lajm tjetër të qeverisë dhe kjo bën të mundur që për shkak të algoritmit bën shpërndarja e opozitës të jetë 10 herë më e vogël.
Skandali me ‘Aktivistin’, publikohen bisedat: Kush refuzon, shkarkohet nga puna

Zbardhen të tjera detaje nga skandali ‘Aktivist1’ i krijuar nga Partia Socialiste, me të cilin i bën presion administratës publike dhe jo vetëm, të grumbullojë vota për zgjedhjet. Eksperti IT-së Gent Progni, ka publikuar dy biseda me punonjës të administratës në Tiranë dhe Berat, të cilët tregojnë se si drejtuesit e institucioneve po detyrojnë vartësit të shkarkojnë aplikacionin për të grumbulluar vota për Partinë Socialiste, dhe nëse refuzojnë, shkarkohen nga puna.
Një qytetar nga Berati tregon se motrës së tij që punon në një institucion po i bëhet presion që të shkarkojë aplikacionin, ose të largohet nga puna. Sipas bisedave të publikuara nga Gent Progni, punonjësve të cilët nuk grumbullojnë shumë pikë, u tërhiqet vërejtje për të arritur objektivat.
B- E njëjta gjë po i ndodh motrës time, është bërë me kacabunj. Me Detyrim!
A- Më vjen shumë keq, është tmerr. Çfarë ndodh nëse e refuzon?
B- Shkarkime normalisht. Atje ku punon ajo, as që intereson edhe nëse e shkarkojnë. Është detyrim dhe s`ka fare hapësirë për komente..
A- Kolegët e Presionojnë apo drejtorët?
B- Drejtori, s`ka lidhje kolegët. Biles bëjnë mbledhje…
A- Tmerr. Më vjen t`i hidhem në fyt nga urrejtja që më shkakton kjo formë presioni..
B- Sa pikë kanë mbledh të gjithë: Kush ka më pak i ngrihet zëri. Pse kaq, pse jo më shumë, më zhgënjeve, Jepi mblidhi..
A- Në Tiranë ky muhabet?
B- Po po, nuk ka çfarë të bëjë, i duhet vendi punës…
A- A mund ta ndaj me miqtë e mi këtë bisedë. Pa foto, emër tëndin?
B- Po patjetër, veç pa emër pa gjë.
A- Absolutisht!
Një ditë më parë u publikua lista me rreth 90 mijë emra qytetarësh shqiptarë dhe vendet e tyre të punës, të cilët kanë pranuar të shkarkojnë aplikacionin Aktivistin, për të grumbulluar vota për Partinë Socialiste.
Kreu i KLP: S’e kam shkarkuar dhe përdorur asnjëherë atë aplikacion

Një ditë pasi i doli emri në listën e publikuar, Alfred Balla, Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të cilën u raportua fillimisht se bëhej fjalë për përdoruesit e këtij aplikacioni, Balla thotë se nuk e ka as idenë se për çfarë shërben kjo lloj platforme.Në reagimin zyrtar, kreu i KLP-së shton me bindje se anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues.