Po përhapet si virus! Të tjerë banorë bojkotojnë zgjedhjet në Tepelenë: Tërmet Peçi na fyeu

516
Sigal

Po përhapet si virus bojkoti në Tepelenë.

Pas fshatit Mezhgoran, edhe banorët e fshatit Lekël nesër do të bojkotojnë procesin fars zgjedhor. Lajmi bëhet i ditur nga këshilli i fshatit i cili pas konsultimeve me banorët, ka vendosur që mos të marrin pjesë në farsën zgjedhore të së nesërmes.

Arsyeja themelore e bojkotit, ka qenë organizimi i takimit elektoral te kryebashkiakut Termet Peci disa ditë më parë në kishën ortodokse të fshatit, veprim ky që u dënua nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë si një organizim i paprecedentë.

Banorët e Leklit të besimit ortodoks janë ndjerë të fyer nga ky takim dhe rrjedhimisht kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë ditën e nesërme në qendrën e votimit që ndodhet në fshatin Kodër.

Kujtojme se rasti I kryebashkiakut të Tepelenës, I cili zhvilloi fushatën në kishën ortodokse është publikuar për herë të parë në Fax News./ Fax News