Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Thaçit për qeverinë e re, vjen reagimi i Ambasadës amerikane

341
Sigal

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka reaguar pas vendimt të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin për kryeministrin e ri, në të cilin presidenti Hashim Thaçi propozoi Avdullah Hotin nga LDK.

Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook, e ka mirëpritur vendimin e kushtetueses, njëkohësisht ka mirëpritur thirrjet nga drejtuesit politikë që ky vendim të respektohet.

“Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kohën për diskutime tregon #Kosovo sundimin e ligjit në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e drejtuesve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saj”, shkruan Ambasada amerikane në Twitter.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje. Dekreti i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin mandatoi Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryeministër për të formuar qeverinë e re, u pezullua përkohësisht.

Teksa Thaçi dekretoi Hotin si mandatarin për krjimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dërgoi rastin në Kushtetuese.