Vasili: Fanari i King Young Ramës!

501
Sigal

Pak më parë, kryeministri Edi Rama publikoi të dhënat nga Coronavirus Worldometer, ku shkruante se Shqipëria regjistron shifrat më të ulta të viktimave në botë, dhe se ky bilanc pozitiv është falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë.

Pas fjalës së Ramës, menjëherë ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ku përmes një postimi në facebook shkruan: “Edi Rama edhe nuk i teston shqiptarët edhe u thotë atyre që nuk e kanë koronavirusin, bile u thotë edhe që Shqipëria është më mirë nga të gjithë ne dynja.

Pra Shqipëria për Coronavirusin është FANAR ndriçues në botë.”

Postimi i plotë:

F a n a r i i king Yuong Ramës !

Edi Rama edhe nuk i teston shqiptaret edhe u thote atyre qe nuk e kane coronavirusin, bile u thote edhe qe Shqiperia eshte me mire nga te gjithe ne dynja.

Pra Shqiperia per Coronavirusin eshte FANAR ndriçues ne bote.

Ne kohen e komunizmit ishim FANAR per buken kudo ne bote, tani jemi FANAR per coronavirusin kudo ne bote.

Ne realitet: ne komunizem buke s’kishim buke dhe u katandisem per faqe te zeze me tollon, ndersa sot coronen shqiptaret e kalojne pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.

BRAVO Edi FANARI.

Kur s’te ze corona ty cdo gje eshte ok.

Per ty per shqiptaret ne dreq vafshin boll qe

King Yuong RAMA te jete mire.