Dibra zonë e gjelbër, por bizneset ankohen për shitjet e pakta

581
Sigal

Në qarkun e Dibrës biznesi po synon ti kthehet normalitetit, por thonë se lufta me koronavirusin i ka dëmtuar shumë. Qarku është i pastër dhe qytetarët mund të lëvizin lehtë, por tregtarët tonë se shitjet janë të pakta dhe e ardhmja mbetet e pasigurtë.

Dibra cilësohet qark i gjelbër dhe qytetarët atje mund të lëvizin më lehtë.

Pjesa më e madhe e bizneseve kanë nisur punën, por tregtarët ankohen.

Thonë se shitjet janë në nivele të ulëta.

“I kemi hapur, punë nuk ka fare.”

Thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës ndërsa përballen me pasiguri për të ardhmen.

“Tregu i bashkisë që quhemi ne nuk kemi përfituar asgjë. Kryeministri tha do tu japim pagën e luftës, pagën e parë, të dytë dhe të tretë por ne gjë në xhep nuk kemi futur.”

Ndaj paralajmërojnë se mund të shkojë deri në protesta.

“Nuk duam të dëgjojmë më! Në protestë do të dalim, pse të mos dalim në protestë?!”

Ankesa kanë edhe për mungesën e mbështetjes nga Bashkia, ku akuzave për njësinë vendore i bashkohet edhe opozita.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë shtyrje taksash do të ketë në Dibër kur ky nuk shet fare. Pse nuk thotë që do të hiqen taksat?”