Një nga 17 deputetët që votuan kundër Anti-KÇK ishte dhe deputeti Ralf Gjoni.
Gjoni ka dhënë dy argumente kryesore duke shpjeguar arsyen që pse nuk votoi për miratimin e ligjit Anti-KÇK.
Së pari, sipas tij është Anti-Kushtetuese dhe së dyti nuk ka marrë miratimin nga ndërkombëtarët.
Ai thotë se gjatë seancës parlamentare ka pritur një përgjigje nga Rama, por nuk e ka marrë atë.
“Nuk denjoi t’i përgjigjej. Anti KÇK- ja është Anti- Kushtetutes, shkel rëndë Kushtetitën. Duan të zëvendësojnë gjykatën, të paralelizojnë SPAK. Nuk mendoj që Anti-KÇk nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve”, tha Gjoni.






















