Maliqi: I bashkohem thirrjes së Presidentit për protesta në të gjithë vendin!

399
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit të Shqipërisë i ka dale në krah Presidentit Ilir Meta për protesta në të gjithë vendin.

Ai tha se opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave, për të rrëzuar nga qeveria Edi Ramën.

“Vëllezërit tanë kosovarë e kanë shumë më të lartë pagën. Administrata nuk e voton më për shkak të rrogave të ulëta. Thirrje ime është që thirrjes së presidentit do vazhdoj t’i përgjigjem. Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave sepse ky njeri që merr lekët me oligarkë.

Ka të tjerë që punojnë për të. Unë e kam thënë se ndërton me lekë e veta jo një Durrës, por edhe Tiranën. Ky me vettingun e policisë i bën shantazh socialistëve të ndershëm. Policinë e ka kthyer në polici politike. Vrasje me snajper në qytetin e Ministrit të Rendit”, -shprehet Maliqi.