Klosi: Dhuna në familje në vetëm një vit nuk është rritur por është rritur denoncimi

515
Sigal

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi,
në një takim me pedagogë të departamentit të Gazetarisë, foli për dhunë ndaj
gruas. Klosi theksoi se dhuna në familje nuk është rritur, por është rritur
denoncimi. Sipas tij, zgjidhja për të shmangur këtë fenomen është fuqizimi i
gruas.

“Po
të shohim vitin 2016 nga 1 janari deri në 30 shtator janë evidentuar 3 195
raste ndërkohë për gjithë vitin 2015 ka pasur 2 800 raste të raportuara. Dhuna
në familje në vetëm një vit nuk është rritur por është rritur denoncimi,
guximi, dëshira por edhe ndërgjegjësimi që duhet të raportosh sepse ka
mekanizma që ty të mbrojnë. Ky është thelbi I fushatës sonë.

Ajo
që ne mendojmë se është zgjidhja është fuqizimi i gruas, ajo që ne mendojmë se
është zgjidhja është integrimi më i madh i grave në tregun e punës për të qenë
më të pavarur. Të gjithë politikat tona shkojnë në mekanizma të cilat kërkojnë
mbrojtje nëpërmjet fuqizimit të gruas. Programet tona për nxitjen e punësimit,
për arsimin dhe formimin profesional është shumë e rëndësishme pasja e një
zanati, pasja e një arme shumë të rëndësishme ekonomike në dorë e bënë
historinë shumë më të thjeshtë për të diskutuar dhe për të vendosur barazinë në
familje”, tha Klosi.