Bie në prangat e policisë hajduti serial shqiptar, ja për çfarë akuzohet

382
Sigal

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar, pasi dyshohej për një seri vjedhjesh që kishte kryer.

Shqiptari u arrestua në një bed&breakfast ndërsa po flinte gjumë.

Nga raportimet e medias vendase shqiptari flinte ditën dhe ‘punonte’ natën.

32-vjeçari dyshohet se ka grabitur disa studio profesionale siguracionesh në zonën e Lombardias dhe Piemontes, të gjitha të ndodhura kohët e fundit.

Ndërsa agjentët e arrestuan ndërsa flinte në një dhomë në një bed&breakfast në portin e qytetit të Milanos, mëngjesin e 3 marsit.

Shqiptari kishte mbërritur në Itali nga porti i Barit me dokumente e një bashkëpatrioti tjetër.

Më pas shqiptari ishte ngjitur në zonën e veriut të Italisë me një makinë të marrë me qira, ku edhe kishte kryer grabitjen.