Kosova vendos flamurin kuq e zi para Presidencës dhe Kuvendit

333
Sigal

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Presidente në detyrë e Kosovës, ka qenë e para që ka uruar Festën e 28 Nëntorit, të gjithë shqiptarëve.

Urimi i Vjosa Osmanit:

“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.

Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit. Urime të gjithëve Dita e Flamurit!”