Automatik, shotgun dhe municion luftarak, arrestohet 25 vjeçari, në pranga edhe dy shokët e tij

379
Sigal

Një 20-vjeçar me inicialet D.F. që qarkullonte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në pranga përfunduan edhe dy shtetas të tjerë S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, që akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Gjatë operacionit policor u arrestuan dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

D. F., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.

Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;
S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me
Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.