Gjon Bruçi: Të vjedhësh votat, me ligj të kundraligjshëm!

39
Sigal

Sa më afër shkojmë drejt ditës së votimeve të 11 majit 2025, aq më shumë rritet rreziku i vjedhjes dhe manipulimit të votave. Një sëmundje kjo, e cila u çfaq qysh në zgjedhjet e para të pluralizmit shqiptar nga partia e quajtur botërisht “Demokratike”, katandisur sot në “Gërrmërrkratike”. Por ajo, që për çudi është kaluar lehtë dhe pa vëmendjen e duhur të organizatorëve të zgjedhjeve, e veçenarisht  të subjekteve që garojnë në këto zgjedhje, është vjedhja “me ligje të kundraligjshme”, të miratuara e të njohura nga të gjithë. Po, po, nuk po e shkruaj gabim: Ligjet dhe rregullat kryesore që janë hartuar, shkruar, miratuar e zbatuar për zgjedhjet në vendin tonë, të paktën qysh nga viti 2008, kanë qenë dhe mbeten “ligje të kundraligjshme”, të cilat do t’i kishte zili edhe një mbretëri e shekullit të 18-të.

Duke mos qenë jurist, unë do të marr në analizë të shkurtër disa nga nenet dhe rregullat e proçesit të zgjedhjeve, që duken me “sy të lirë”, se nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë që pretendohet.

Hartimi i Kodit Zgjedhor dhe pikat “interesnte” të tij.

Zgjedhjet janë një garë, ku subjektet politike e zgjedhore konkurojnë për të fituar të drejtën e qeverisjes. Ligjet dhe rregullat e kësaj gare, ashtu si çdo garë apo konkurim tjetër, nuk mund të hartohen nga pjesëmarrësit në garë, por nga specialistë, të cilët nuk janë në konflikt interesi me garën apo konkurimin. Në rastin e Kodit tonë Zgjedhor, ka ndodhur ndryshe. Ai është hartuar, miratuar dhe zbatuar nga vetëm dy subjekte politike, PD e PS, qysh nga viti 1991, kur nisi “gara e parë e demokracisë” borgjeze në vendin tonë, e gjer më sot. Për më tepër, që nga viti 2008, këto dy subjekte, që dominojnë politikën dhe pushtetin, kur vjen puna për rregullimin apo ndryshimin e Kodit Zgjedhor, përdorin “të drejtën e Vetos”, siç bëjnë pesë fuqitë e mëdha të Botës, të cilat dominojnë Këshillin e Sigurimit të OKB.

Ja çfarë parashikon midis të tjerave, Kodi i Ri Zgjedhor (i vitit 2008), që ne komunistët e kemi quajtur me të drejtë “Kodi i Zi Zgjedhor”:

a.-Subjektet politike, që kërkojnë të hyjnë në zgjedhje, kur nuk kanë deputetë në Kuvend, duhet të mbledhin 5000 gjer në 7000 nënshkrime nga qytetarët mbështetës, shoqëruar me numrin e ID. Një subjekti politik, për t’u ligjëruar në gjykatë, i duhen 300 deri 400 nënshkrime, ndërsa për të hyrë në zgjedhje dhjetëfishi i tyre! Nga ana tjetër vota (nënshkrimi) për votime dhe vetë vota është e fshehtë. Po ashtu, qytetari duke treguar me firmë nënshkrimin (votën) e tij, rrezikon pozicionin përkundrejt pronarit, punës, taksave, gjobave etj. që tashmë njihen si praktika të pushtetit e të punëdhënësit. Për të mos thënë edhe tjetrën, që dhënia e numrit të ID, mund të keqpërdoret nga ata që e disponojnë, çka jo njëherë ka ndodhur.

b.-Subjektet politike, që arrijnë të mbledhin nënshkrimet nuk kanë të drejtën e numërimit të votave, sepse në komisionet e votimit e të numërimit, janë vetëm përfaqësuesit e dy “demave” kryesorë, PD e PS. Subjektet e tjera kanë vetëm vëzhgues, të cilët, kur votat numëroheshin në Qendrat e Votimit, arrinin të vëzhgonin disi, por mbsi ky proces kaloi në salla të mëdha në rang Qarku, vrojtimi u vështirësua më keq së në fushën e luftimit, ku tymos pushka, bomba e raketa.

c.-Mjaft interesante është edhe buxheti që ndahet për fushatën zgjedhore. Pjesën e luanit e marrin përsëri “dy demat” PD e PS, ndërsa subjekteve të tjera u shpërndahen disa thërrime, që nuk mjatojnë as për kafen e mëngjesit në lokalin e fshatitit.

ç.-E njëjta “histori” ndodh edhe me kohën televizive për propagandë: “Dy demat” marrin 90 përqind të kohës televizive (flasim për TVSH – publik), ndërsa partitë e tjera, apo të vogla, marrin disa minuta në fillim të fushatës elektorale, dhe po aq minuta në fund të saj!

Ndonëse edhe qytetarët e këtyre zubjekteve e paguajnë njësoj si të parët kuotën prej 100 lekësh  të reja në muaj për Televizionin publik, me emrin e shkurtuar TVSH.

d.- Dhe ajo që është më kryesorja, ose thënë shqip, rrëmbimi hapur dhe me “ligj” i votës dhe mandatit: Llogaritja e çuditshme e mandateve në rang Qarku. Një shembull i thjeshtë për konkretizim: Në Shkodër, p.sh., duhen rreth 10 mijë vota për të fituar një deputet. Partia “X” mund të marrë në këtë rast 9999 vota, dhe për një votë nuk e fiton deputetin. Po ku shkojnë 9999 votat e këtij subjekti? A bashkohen ato me votat, që subjekti në fjalë ka fituar në Qarqet e tjera? Apo mos dalin të pavlefshme ato? Jo!  Asnjëra e as tjetra. Votat në fjalë ndahen midis PD e PS, sipas raportit të përqindjes që kanë marrë në Qarkun përkatës. Kështu në fund të numërimit të votave, ”Demat tanë të zinj”, PD e PS, përveç votave të marruna drejtpërsëdrejti, “thithin” edhe votat e subjekteve që, nuk arrijnë shifrën e kërkuar të votave për deputet, duke siguruar kështu “votimin plebishitar”, apo “një million shputat” e PD-së e të PS-së.

Dikush me të drejtë mund të pyesë: Po sikur të bashkohen këto partitë e vogla së bashku, a mund të fitojnë ata një sasi të nevojshme votash, që mund të çanin “frontin” e përbashkët antidemokratik të PD e PS-së?  Sigurisht që munden, por PD dhe PS, përveç përvojës gati gjysëm shekullore të zgjedhje – vjedhjeve, e kanë lexuar më parë se të tjerët parullën dymijë vjeçare të romakëve, që kur pushtuan Ilirinë tonë, thoshte: “Përçaj e sundo”!

Dikush tjetër, përfshi edhe intelektualë, juristë, apo dhe militantë partie, mund të thonë togfjalëshin asgjesues: “Kështu e kanë Kodin zgjedhor edhe shtete të tjera të BE e të Botës”.  Dhe fillojnë e recitojnë njohuritë e tyre historike e juridike. Nëse vërtet është kështu, atëhere unë them se ato “Kode zgjedhore”, dhe ato shtete që i përdorin ato kode, nuk janë demokratike, por diktaturë e gjallë, e madje fashiste.

E gjithë kjo padrejtësi që nxit “vjedhjen e votës me ligje të kundraligjshme”,  ushqen mendimin se subjektet politike, të cilat kanë deputetë në Kuvend, duhet të gëzojnë më shumë të drejta se subjektet e tjera, që e nisin fushatën zgjedhore për herë të parë. Në përgjigje të këtij mendimi të gabuar, po bëj një krahasim të thjeshtë, në dukje vulgar, por shumë realist:

Dy apo tre individë në sportin e vrapimit, mund të jenë kampion bote në 100 metërshin,  i cili ka arritur të mbulohet për 10, 5 sekonda. Por në një garë të re rajonale apo botërore, edhe këta kampionë, vendosen në të njëjtin “start” me ata që garojnë në këtë garë për herë të parë, apo që akoma nuk kanë marrë tituj. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në startin e zgjedhjeve. Ndërsa KODI ynë ZGJEDHOR, alias “KODI I ZI ZGJEDHOR”, na thotë që ata që janë kampionë, do ta nisin garën e 100 metërshit tek metri i dhjetë, ndërsa të tjerët në pikën zero të nisjes. Me këtë mënyrë, kampionet do të mbeteshin gjithmonë kampionë, çka do ta detyronte Federatën Botërore ta mbyllte për fare këtë garë, tashmë bajate.

Këto që shkrova më lart, me gjuhën e thjeshtë dhe pa përdredha, e dinë pothuajse të gjithë politikanët dhe subjektet politike, sepse të gjithë i kanë mundësitë ta lexojnë Kodin në fjalë. Por kanë dy arsye që nuk reagojnë gjer në fund: Së pari, se reagimi i tyre mbetet jetim, nëse nuk bëhet në shkallën e duhur. Dhe së dyti, duke u marrë me “reagimin”, mund të humbin shansin e pjesëmarrjes në garë (në zgjedhje). Përkundër kësaj, ata nisin manovrat, për të gjetur ndonjë zgjidhje, që janë koalicionet e mundshme me “dy demat” e politikës, ose në fund të fundit ndonjë mundësi vjedhje sa për të dalë nga kriza.

Sigurisht, mbetet edhe mundësia e ankimit në organet dhe institucionet e BE, por është një mundësi tepër e vogël. Institucionet e BE i njohin më mirë se ne Kodet dhe ligjet tona, por duke iu ruajtur “mosndërhyrjes” në punët tona të brendshme, bëjnë sikur nuk i dinë kleçkat dhe manovart e “Demave” tanë të rracës bizantino -“derrmërrkratike”. Se fundja, çfarë të keqeje i vjen BE, nëse “demat” fitues 34 vjeçar, vijojnë të fitojnë, duke na siguruar stabilitetin?!. Në këto kushte, a mund të ndërrohen “kuajt e betejës? Kurrsesi jo.

Sipas meje, ka dhe një rrugë të tretë, Rruga e përmbysjes me forcë të klasës politike që për rreth 35 vjet ka uzurpuar pushtetin dhe demokracinë e shqiptarëve. Kjo sigurisht do mendje intelektualësh, por edhe bythë qytetarësh. Përndryshe do të mbetemi skllevër të demokracisë perverse, që na kanë transplantuar ndërkombëtarët, për të realizuar interesat e tyre të moçme e të sotshme.