Gazetari Fitim Zekthi: Shembja e teatrit një sulm që kërkon të nënshtrojë dhe poshtërojë Tiranën

364
Sigal

Për gazetarin dhe analistin Fitim Zekthi, shembja e Teatri Kombëtar ishte një sulm për të nështruar dhe poshtëruar qytetin e Tiranës.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se qeveria kërkon t’i bëjnë qytetarët të ndihen si gjëra pa vlerë.

Fitim Zekthi: ‘‘Unë isha aty në orën 05:30 të mëngjesit, pak pasi kishte nisur sulmi ndaj godinës së teatrit. Nuk besoj se është një sulm vetëm ndaj një godine, është një sulm ndaj qytetit, njerëzve, opozitës, ndaj atyrë që kanë qëndruar për 2 vite, aktorë regjisorë. Ka të dhënat e një sulmi, vihet natën, vihet me polici speciale, rrethohet zona, krijon tension, përdoret spraj. Për çfarë bëhet e gjitha kjo? Për të rrëzuar një godinë domethënëse, simbolike e qytetit e Tiranës që mbrohet me zell me pasion me dashuri nga aktorë, regjisorë, shoqëri civle dhe nga qytetarët. Është një sulm dhe si i tillë duhet përjetuar në fakt. Si një sulm që tenton ta nënshtrojë qytetin, ta poshtërojë qytetin. T’i bëjë të ndihet asgjë më shumë se miza, pra t’i bëjnë qytetarët të ndihen si insekte dhe si gjëra pa vlerë. Është për të ardhur keq dhe janë përdorur çdo hile e mundshme.”