Gardianët e burgjeve: Turnet e dyta s’do shërbejnë për 1-3 orë, shteti na preu në besë

196
Sigal

Uniformat po i blejmë vetë ç’ndodhi me tenderin?

Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërpresin dhënien e shërbimit për disa orë, në shenjë proteste pasi thonë se po punojnë në kushte ç’njerëzore. Për mediat, kreu i sindikatës së shërbimeve policore, Valentin Macaj,- tha se nuk janë dëgjuar kërkesat e tyre nga autoritetet. Ata kërkojnë pagesë të ditëve të fundjavës, transport të siguruar dhe siguri e reagim nga shteti për vdekjet në ambientet e punës. Kryetari i sindikatës ngre pikëpyetjen se çfarë ka ndodhur me paratë e tenderit të uniformave, i cili është miratuar që në vitin 2018, ndërkohë që uniformat blihen nga vetë policët. “Në ditët në vijim është mos marrja e shërbimit në institucione, do jenë 10 institucione që turnet e dyta nuk do marrin shërbimin 1-3 orë, me mirëkuptim asgjë që nuk shkakton, se dhe ato që do jenë në shërbim do e bëjnë punën do rrinë 15 orë në punë se po protestohet për të drejtat e tyre, jo bojkot pune, po vonesë e marrjes së turnit të shërbimit. Jo greva, se nuk lejohet, ato do jenë në dyert e institucionit në shenjë proteste”, -sqaroi Kreu i kësaj sindikate. Macaj drejton gishtin nga ministri i drejtësisë e nga kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë, ku tha se policët janë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë. Ata kërkojnë 20% rritje page, rikthimin e pagesës për ditët e fundjavës, madje thotë se edhe uniformat do duhet t’i blejnë vetë në dyqan, pasi nuk i marrin nga shteti. “Shteti i preu në besë 3600 punonjës. Se ministri i Drejtësisë garantoi se me 1 korrik merr fund problemi i pagave, uniformave, trajtimi ushqimor, transporti. Pasi lajmëruan protestën, një presion i paparë nga SHÇBA, nga gestapo i ministrit, i kanë kthyer nga pushime, nga turni i tretë i ka futur në turn të parë që të jenë në punë. Kushtet çnjerëzore, ne kemi kërkuar 6 orëshin nga 8 që e kishim, tani punojmë 12 orë në ditë, pa tualet, pa ujë, pa vakt ushqimor.  172 kanë ndërruar shërbimin që të mos vijnë në protestë”, -tregon ai. Macaj tregon një rast ku thotë se punonjës policie janë të pambrojtur. “Para disa ditësh një punonjësi të policisë ia theu dhëmbët i burgosuri. Ku të mbrohet ai? Ai punon tani i trembur, më ka thënë: ‘do lej detyrën jam i pambrojtur’. Është tragji-komike se si punonjës i policisë blen armë lodër. Do organizojmë një konferencë në Bruksel për të denoncuar me prova gjendjen e mjerueshme të sistemit të dhe abuzimit”, përfundoi Macaj.