FOTO/ Shpërthejnë mediat greke: Ekstremistët shqiptarë hoqën flamurin tonë në Greqi, kjo është një sfidë dhe gjithë po pyesin…

606
Sigal

Siç shihet dhe nga kjo foto dy të rinj shqiptarë nga “Aleanca Kuq e Zi” në kuadër të ditës së flamurit kanë ndërmarrë një akt simbolik që ka ngjallur reagimin e ashpër të medive greke.

Ata kanë hequr flamurin grek dhe janë përpjekur për të ngritur atë shqiptarë në Thesprotia, njësi rajonale e Greqisë me qytet qendror Igumenicën.
Media greke e quan këtë një provokim ta hapur të “ekstremistëve shqiptarë’ dhe si një përpjekje për t’I dhënë zë çështjes së Çamërisë.

Kujtojmë që vetëm 1 muaj më parë, mes Shqipërisë dhe Greqisë u shtuan tendionet për shkak të vrasjes së Kostandinos Katsifas në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare. Mediat greke nxituan ta quajnë hero dhe se vrasja e tij kishte ndoshur për shkak të ngritjes së flamurit, ndërkohë që qindra flamuj valviteshin në Bularat dhe askush nuk I kishte prekur, siç do të deklaronte dhe vetë ministrja e Kuturës në Greqi.

Shkrimi i plotë:

Në një veprim tjetër provokues, shqiptarët të cilësuar si “aktivistë” në Thesprotia, kanë ulur flamurin grek dhe u përpoqën të vendosnin atë shqiptarë në vend të tij.

Shqiptarët kanë postuar foto në Facebook ku po përpiqen të ulin flamurin grek nga një monument historik dhe ta vendosin atë shqiptar. Në fakt, ata thonë se janë “aktivistë” të “Aleancës Kuqezi”, shumë pranë zyrave të Agimit të Artë … (për të treguar se nuk kanë frikë … ).

Kjo është një sfidë dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë Autoritetet duke i lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre. Është padyshim një përpjekje për të krijuar një klimë kundër Greqisë. Vihet re interpretimi që pakica etnike greke në Epirin e Veriut ka çdo të drejtë të ngrejë flamurin grek në fshatrat e pakicave minoritare.