Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës,Xhelal Mziu zhvilloi një takim frymëzues me gratë e qytetit të Peshkopisë. Ai vlerësoi rolin thelbësor të grave në shoqëri dhe në familje, duke theksuar sfidat me të cilat përballen çdo ditë – nga kostoja e lartë e jetesës, te papunësia dhe emigrimi i të rinjve.
Mziu prezantoi pikat kryesore të platformës së PD-së, që përfshijnë mbështetje për bizneset e vogla, rritje të mundësive për punësim, ndihmë për të papunët, mbështetje për çiftet e reja dhe studentët, si dhe rihapjen e universitetit pa kriterin e mesatares.
Ai shprehu falënderime për besimin dhe mikpritjen, duke theksuar se së bashku mund të ndërtohet një e ardhme më e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.
Xhelal Mziu:
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim frymëzues me gratë e qytetit të Peshkopisë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Zëri i tyre është thelbësor për zhvillimin e qytetit tonë – të qartë, të forta dhe të vendosura për të qenë pjesë e vendimmarrjes.
Gratë janë ato që mbajnë peshën e familjes dhe janë shtylla e saj.
Ato përballen me çmime të papërballueshme, jetesë të vështirë, papunësi, dhe largimin e rinisë që ka çuar në shpopullim, duke lënë vetëm të moshuarit.
Platforma e Partisë Demokratike ka në fokus mbështetje për qytetarët, duke përfshirë:
Mbështetje për bizneset e vogla
Rritje të mundësive për punësim
Ndihmë për të papunët
Mbështetje për çiftet e reja dhe studentët
Rihapja e universitetit dhe heqja e mesatares shkollës lartë.
Për një të ardhme më të mirë dhe mundësi për të gjithë!
Ajo që më motivon më shumë është energjia dhe besimi i tyre se përmes bashkëpunimit, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë.
Faleminderit për mikpritjen dhe besimin! Më 11 maj, së bashku për një përfaqësim dinjitoz të çdo qytetari dhe veçanërisht të grave të këtij qyteti!






















