Pamjet e fundit e çbunkerizimit të selisë së Partisë Demokratike kanë lënë pa fjalë cilindo që ka parë shpenzimet kolosale që ka bërë me shpejtësi për fortifikimin e saj, ish-kryetari Lulzim Basha.
Një prej atyre që është habitur prej asaj që ka ndodhur është edhe një figurë e rëndësishme e PD-së, ish-nënkryetari Edi Paloka, që deri vonë ka pasur aty zyrën e tij.
“Po mirë këta, po nuk u gjet asnjë në atë seli që t’i ndalte në këtë çmenduri?!- shkroi Paloka krahas fotove. – Nuk kishte mbetur asnjë aty që t’i thoshte “Jo”, këtij turpi?!”