Vendimi – Bojkot 18 qershorit! Aleatët e PD: S’hyjmë në zgjedhje të manipuluara

473
Partia Demokratike bashkë me aletatët e saj është e vendosur të mos regjistrohet pranë KQZ-së si subjekt garues për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit pa u plotësuar kërkesa për qeveri teknike. Vendimi u mor një ditë më parë në mbledhjen koalicionit opozitar, ndërsa sot Partia Agrare Ambientaliste do të kërkojë çregjistrimin e saj nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Në kushtet kur kryeministri, Edi Rama, nuk e konsideron dhe nuk dorëhiqet për ti hapur rrugë një qeverie teknike, opozita është futur në rrugën drejt bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Vendimi u mor të mërkurën në tryezën e koalicionit opozitar, ndërsa aletatët e Bashës janë të bindur për të qëndruar deri në fund.

Shehi: Sigurisht që situata po radikalizohet. Deri tani nuk ka ardhur ndponjë përgjigje pozitive. Gjykoj që edhe ne kemi marrë vendimin e duhur, u kemi thenë qytetarëve shqiptarë që kjo nuk është lojë, nuk ka asnjë lloj hipokrizie. Ju nuk plotësoni kushtet, ne prandaj më mirë do të rrimë jashtë kësaj parodie zgjedhore sepse nuk ka kuptim.

Partia Agarare Ambinetaliste është regjistruar disa ditë më parë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si subjekt garues, por kryetari Agron Duka, tha se do ti drejtohet zyrtarisht me kërkesë institucionit që menaxhon zgjedhjet për tu çregjistruar.

Duka: PAA ka firmosur shkresën për tërheqje nga regjisrimi që ka bërë në KQZ.

Kryetari i Partisë Republikae, Fatmir Mediu, tha se opozita nuk hyn në zgjedhje me një qeveri që ka përgatitur manipulimin e tyre.

Mediu: Ne nuk hyjmë në zgjedhje të manipuluara me një qeverisje të tillë që nuk respekton votën e qytetarëve shqiptarë. Ne kërkojmë një qeverisje të vullnetit të mirë, një qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pyetja që duhet shtruar është kjo? A do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme apo do të vazhdojmë të kemi zgjedhje të manipuluara ku dominojnë korrupsioni dhe krimi.

Në bazë të kodit zgjedhor, 10 prilli është afati i fundit kur subjektet politike mund të regjistrohen pranë Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve, për të garuar në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sigal