Vasili: Kush e zuri për fyti Edi Ramën për kanabisin? Ja çfarë thoshte në vitin 2015

309
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video të Edi Ramës në vitin 2015 kur deklaronte se nuk mbështeste legalizimin e kanabisit. Ndërkohë pak ditë më parë, Edi Rama deklaroi se kishte grati projektin për këtë qëllim.

Nisur nga kjo kontradiktë, Petrit Vasili shprehet se kryeministri është kapur nga kriminalizimi dhe tashmë detyrohet të dalë edhe kundër vetes.

“Rama kundër Ramës për legalizimin e kanabisit. Po kush e zuri për fyti? Askush më nuk mund të besojë Edi Ramën. Është skandaloz qëndrimi i Ramës për kanabisin. I kapur për fyti nga kriminalizimi Rama del paturpësisht edhe kundra vetes. Rama në Selinë e BE në Tiranë deklaroi në 9 maj, pikërisht në Ditën e Europës, se do legalizojë kanabisin. Ja çfarë deklaroi: “Kemi thuajse një vit që punojmë nuk bëjmë asnjë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë nga të tjerët. Shumë shpejt do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik””,- shprehet në mesazhin e tij, Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI-së shtron pyetjen: “Por ishte po ky Edi Rama që thoshte të kundërtën në 2015. Po kush e zuri për fyti? Ja çfarë deklaronte në mars të 2015”.

Video e Edi Ramës në emisionin “Opinion” në vitin 2015: