Forumi/ Flasin për Telegraf, Prof. Kristaq Kume,  Prof. Elmaz Sherifi, Prof. Kastriot Islami dhe ish-anëtar i KQZ Hysen Osmanaj…

284
Sigal

Flasin për Telegraf, Prof. Kristaq Kume,  Prof. Elmaz Sherifi, Prof. Kastriot Islami dhe ish-anëtar i KQZ Hysen Osmanaj: Edi Rama qëllimisht minoi legjislacionin zgjedhor çka e barazon Shqipërinë me Biellorusinë dhe Kryerilindasin me Lukashenkon. Me rikthimin drejt sistemit monist, Rama në mënyrë të qëllimshme  po bllokon Integrimin e Shqipërisë në BE , për ti shpëtuar drejtësisë europiane

Pasi u bënë publike oponionet paraprake të Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor, në saj të kërkesës që u ka dërguar Presidenti i Republikës Ilir Meta, gazeta “Telegraf” mori prononcimin e ekspertëve të çështjeve zgjedhore, Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetar i Parlamentit, Prof. Dr. Elmaz Sherifit, ish kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe ish ministër, si edhe Prof. Dr. Krastaq Kume, ish kryetar i KQZ-së.

Prof. Dr. Kastriot Islami ish kryetar i Parlamentit

Komisioni i Venecias “fshikullon” ndryshimet e njënashme, të nxituara dhe antidemokratike në Kodin Zgjedhor!

Komisioni i Venecias, duke analizuar të gjithë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, për më tepër në rrethanat e mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe të një parlamenti me legjitimitet të dyshimtë, dhe në kushtet kur maxhoranca ka dhunuar një marrëveshje politike të arritur nga palët për të kryer në mënyrë konsensuale ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, përmes publikimit të një qëndrimi parimor demokratik dhe komentesh të detajuara teknike, ka konfirmuar të gjithë shqetësimet e opozitës dhe ka hedhur poshtë të gjithë veprimet antidemokratike, antikushtetuese dhe anti-integruese të Ramës. Komisioni i Venecias, duke ju përmbajtur me rigorozitet parimeve të Kodit Etik për zgjedhje të lira ë të ndershme, ku ndër të tjera thuhet qartas se “ndryshimet në kodin zgjedhor s’duhet të bëhen më vonë se një vit para zgjedhjeve”, i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë dhe kokëfortësi nga Edi Rama:

  • të njëanshme;
  • të nxituara;
  • pa konsultimet e nevojshme;
  • përmes një procesi jo-gjithëpërfshirës;
  • kushtetutshëmria e të cilave nuk mund të konfirmohet nga mungesa e Gj.K.;
  • ndryshimet kushtetuese ishin kundër rregullave themelore demokratike;
  • e tjerë…

Komisioni i Venecias po ashtu është shprehur se “stabiliteti i kodit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin e publikut në procesin zgjedhor, dhe për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale….”. Komisioni i Venecias ka paralajmëruar Ramën me këtë rast duke u shprehur se “sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë ato në rezultatin e zgjedhjeve”. Komisioni i Venecias, duke ruajtur paanësinë, ka dhënë në mënyrë profesionale edhe disa “këshiila” se si duhet të veprohet në të ardhmen, pra për zgjedhjet e ardhshme. Si përfundim mund të thuhet se kundër ndryshimeve të njënashme dhe arrogante të Edi Ramës në Kodin Zgjedhor, duke rrezikuar rëndë zgjedhjet e ardhshme, të lira e të ndershme, është pozicionuar edhe një insititucion tjetër europian, Komisioni i Venecias, që gëzon reputacion përsa i përket profesionalizmit dhe integritetit në fushën e hartimit dhe zbatimit demokratik të ligjeve…

 

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish ministër i PS-së

Edi Rama qëllimisht e minoi legjislacionin zgjedhor, për të mbajtur pushtetin e vet

Opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanëshme dhe të përshpejtuara në Kodin Zgjedhor, jepet në një moment, kur edhe Kancelarja Merkel e tha pa diplomaci politike, se  Shqipëria nuk ka shans të hap negociatat brenda dhjetorit.  Shkaku i shtyrjes së Konferencës Ndërqeveritare është mosplotësimi i kushteve të përcaktuara nga Gjermania dhe Parlamenti Europian. Por Edi Rama asnjëherë nuk ka pranuar se ekzistojnë kushte. Edi Rama mohon, për të pohuar se shkaku i vërtetë duhet të kërkohet të divergjencat e brendshme të BE-së. Prandaj nuk është marrë e nuk do të merren në konsideratë opinioni i Komisionit të Venecias. Në të vërtetë Rama e dëshiron mos hapjen e negociatave dhe i vonon qëllimisht mos plotësimin e kushteve, të cilat lidhen me hetimin e manipulimit të zgjedhjeve të 2017, me mungesën e legjitimitetit të zgjedhjeve të vetëqeverisjes vendore në 2019 dhe nuk e dëshiron plotësimin e Gjykatës Kushtetutese pikërisht që të mos realizohet interpretimi perfundimtar edhe i dhjetra ligjeve të miratuara nga parlamenti i sajuar, jashtë procedurave parlamentare dhe disa prej tyre u shërbejnë grupit të interesave që duhet të investohen për fitimin e zgjedhjeve parlamentare. Shoqëria shqiptare tashmë duhet të shqetësohet seriozisht për këtë model qeverisje, që nuk e dëshiron sistemin demokratik të qeverisjes dhe nuk pranon në asnjë rast edhe kushtet e institucioneve ndërkombëtarë për plotësimin e standardeve demokratike dhe nuk e njeh institucionin e pendesës dhe të faljes. Prandaj nuk ka për të reaguar pozitivisht edhe ndaj Opinionit të Venecias për legjislacionin Zgjedhor.

Prof. Dr. Krisqa Kume, ish kryetar i KQZ-së

Ndryshimet kushtetuse u  bënë me arrogancën e mazhorancës nëpërmjet kartonëve  në Kuvend

Më qartë se kaq nuk bëhet. Ndryshimet kushtetuse u bënë në kundërshtim të hapur me parimet bazë që rregullojnë funksionimin e shtetit ligjor, u bënë haptas vetëm për interesa politik të ditës, u mundësuan nëpërmjet arrogancës së fuqisë së kartonit në Kuvend.  Goditën në thelb besimin tek siguria juridike e legjislacionit zgjedhor, minuan besimin e qytetarëve tek procesi  zgjedhor,  treguan edhe një herë më shumë se kapacitete tona, si shoqëri,  janë akoma larg kapaciteteve që duhet të zotërojë një shoqëri demokratike.

Reforma zgjedhore ishte një ndër kushtet e para që duhet të plotësonte vendi i ynë në perpjekjet për çeljen e negociatave për antarësim. Ndryshimet kushtetuese të tetorit ju kundërvunë Marrëveshjes së arritur në Këshillin politik. Pjesë e efektit negativ që ato prodhuan është edhe ngecja dhe mungesa e progresit në negociatat për anëtarësim. Opinioni i Venecies, ndofta shumë më ndryshe se më parë, është i drejpërdrejtë dhe ka pak mundësi të lexohet ndryshe. Venicia e vlerëson procesin e ndryshimeve kushtetuese si në formë, në procedurë dhe kohën kur u bënë ashtu edhe në produktin që realizuan në fuksion të zgjedhjeve, në rastin më të mirë për t’u thënë  …si një procës, që nuk të ishte bërë.

Hysen Osmanaj, ish- anëtar i KQZ-së

Reforma Zgjedhore nuk ka plotësuar rekomandimet për zgjedhje të lira

Opinioni i Komisionit të Venecias i bën nul ndryshimet kushtetuese, duke i quajtur jashtëzakonisht të nxituara  dhe kundër rregullave themelore demokratike të hartimit të ligjeve, në veçanti atij kushtetues, po kështu edhe Ligji 118, me një fjalë, këto ndryshime janë antidemokratike, ndryshime të tilla bëhen vetëm në monarki, ku ligjin e bën monarku dhe në vendet diktatoriale, që me sa duket, ne e kemi shumë të vështirë  për të lënë prapa të kaluarën e hidhur moniste.

Së dyti, Reforma Zgjedhore aq shumë e kërkuar nga faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm, nuk ka plotësuar rekomandimet për zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi nuk mund t’i përcaktojë rregullat e lojës vetëm njera skuadër, se si do zhvillojmë lojën, kjo duhet të bëhet me konsensus, siç është bërë gjatë këtyre 30 viteve demokraci.

Së treti, Komisioni i Venecias e thekson se ndryshimi i formulës se koalicioneve, ndikon direkt në marrjen e shumicës të vendeve në Parlament , në rastet e garave të ngushta elektorale, kjo tregon qartë, pse janë bërë këto ndryshime të njëanshme.

Së fundi, vetëm me këto ndryshime, këto zgjedhje do jenë zgjedhjet më të kontestuara dhe nuk do jenë as demokratike, as të lira dhe as të ndershme.