Formula për KQZ-në/ Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik

279
Sigal

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore përfundon ka konsensus. Palët nuk kanë gjetur dokardësi për formulën e KQZ-së.

Mbledhja ka zgjatur rreth dy orë.

Ndërsa palët nuk kanë gjetur dakordësi për mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e rinj të KQZ-së, sot Opozita ka bërë sot një propozim të ri për maxhorancën.

Sipas demokratëve, ky propozim është në përputhje me formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Opozita thotë se vendosi ta bëjë këtë hap për të mos futur në ngërç procesin, përsa kohë PS refuzoi që përzgjedhja e trupës së KQZ të niste me Avokatin e Popullit, siç ndodh edhe me organet e drejtësisë.

Propozimi i ri ka tre shtylla kryesore:

Çon të gjithë procesin e përzgjedhjes në Kuvend,

Reflekton dakortësinë e datës 5 Qershor

Ruan formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për Reformën në Drejtësi

Opozita thekson se propozimi synon ruajtjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të KQZ së re, si dhe garancitë e palëve politike që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale.

Opozita vë në dukje se Partia Socialiste nuk është treguar e gatshme për kompromis gjatë diskutimit të çështjes. Demokratët pretendojnë se i kanë qendruar propozimit të muajit shkurt, i cili i siguron maxhorancës emërimin e të gjithë trupës së KQZ-së me një proces të pastër politik.

PS kërkon që anëtarët e KQZ-së të propozohen nga çdo deputet dhe të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga grupet parlamentare, të cilat PS i kontrollon.