Pas takimit me Metën, Bamir Topi: Zgjidhja e krizës nuk vjen nga jashtë, duhet të…

425
Sigal

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për mediat pas takimit afro 40 minutësh me Ilir Metën. Topi u shpreh se Metën u diskutua kriza politike në vend për Gjykatën Kushtetuese dhe për krizën institucionale.

Ish-presidenti tha se zgjidhja për ngërçin ku ndodhet vendi nuk vjen nga aktorët e jashtëm. Topi tha se duhet të ketë balancë të institucioneve dhe se palët që janë në këtë përplasje duhet të gjejnë patjetër vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje, që nuk është çështje e pushtetit personal.

“Unë respektova vendimin e Metës për takim. Folëm për Gjykatën Kushtetuese dhe krizën institucionale në vend. Ne mund të japim mendime, por zgjidhja nuk vjen nga aktorët e jashtëm. Do ishte e vështirë të flisja sot nëse nuk do të kisha luftuar në prill të viti 2008. Nëse gjendja e institucioneve është në këtë pikë, është si pasojë e 22 prillit të viti 2008. Historia e përplasjes institucionale është e trishtë dhe më e paprecedentë. Unë e kam thënë, i gjithë ai pushtet që ndryshoi në vitin 2008 në favor të mazhorancave politik, dezekuilibroi mënyrën e sjelljes politike. Kush bëhet kryeministër, patjetër dita ditës, marrin pushtet. Në një shtet modern duhet të ketë balancë të institucioneve. Palët që janë në këtë përplasje duhet të gjejnë patjetër vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje që nuk është çështje e pushtetit personal, njerëzit presin”.