FMN detyron qeverinë: Kujt nuk i shlyhet TVSH-ja, nuk paguan tatimet

377
Dje Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi një projektligj, i cili synon të lehtësojë procedurat e rimbursimit të TVSH-së për biznesin. E vërteta ë këtij projektligji është se qeveria shqiptare detyrohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që nesë një biznesi nuk i shlyhet TVSH-ja, atëherë ai nuk duhet që të paguajë tatimet. Kjo kërkesë e FMN-së ka detyruar deputetët socialistë të Komisionit të Ekonomisë të hartojë një projektligj për rastet kur shteti dhe biznesi i kanë detyrime reciproke njëri-tjetrit, debitori më i madh të shlyejë vetëm diferencën. Normalisht, kjo do të thotë një ndërthurje e vlerësimit të përgjithshëm të riskut plus disa analiza konkrete të historikut të TVSH të subjektit kërkues. Ky është modeli që ka rekomanduar FMN-ja të përdoret në DPT dhe ky është sistemi që po kërkohet të vihet në zbatim.
Ja relacioni i plotë për ligjin për Tatimet
Relacion sqarues lidhue me Ndryshimet e propozuara në ligjin 92/2014 “PER TVSH” i ndryshuar, ligjin 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimorë”i ndryshuar
Në kuadër të modernizimit të vjeljes dhe administrimit të të ardhurave tatimore, nga ana e FMN-së është propozuar që procesi i rimbursimit të TVSH-së të pësojë një ndryshim. Ky ndryshim konsiston në krijimin e një njësie qendrore për rimbursimet pranë DPT-së, që do të vendosë se si do të trajtohet çdo kërkesë për rimbursim. Qasja e ndjekur do të mbështetet në kritere objektive që e lidhin procesin e rimbursimit me modelin e riskut. Synimi është që sistemi i rimbursimit të jetë gjerësisht i automatizuar duke përdorur sistemin e ri të TI-së. Ky sistem do të vihet në shfrytëzim nga një ekip punonjësish pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët do të merren me analizën e rasteve dhe kërkesave mbi bazën e riskut. Ky ekip është menduar të quhet Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së (DRTVSH). Kur një kërkesë për rimbursim çmohet me risk dhe duhet kontrolluar ose duhet kryer ndonjë veprim tjetër, DRTVSH-së ia dërgon kërkesën për veprime të mëtejshme DRT-së përkatëse. Procedura aktuale e rimbursimit konsiston në verifikimin e të gjitha kërkesave për rimbursim përmes një kontrolli të TVSH-së të thelluar, që kërkon kohë dhe nga ekspertët e FMN-së çmohet se është i panevojshëm. Shumica e vendeve ndjekin një qasje të bazuar në risk për verifikimin e kërkesave për rimbursim. Normalisht, kjo do të thotë një ndërthurje e vlerësimit të përgjithshëm të riskut plus disa analiza konkrete të historikut të TVSH të subjektit kërkues. Ky është modeli që ka rekomanduar FMN-ja të përdoret në DPT dhe ky është sistemi që po kërkohet të vihet në zbatim. Në kushtet që sistemi i ri i propozuar, është tërrësisht i ndryshëm nga procedura aktuale e zbatueshme e parashikuar nga dispozitat ligjore objekt propozimi për ndryshim, kemi paraqitur ndryshime ligjore dhe normative, me qëllim krijimin e hapësirave ligjore për të proceduar sipas propozimit të bërë. Sistemi i ri ka një sërë avantazhesh që konsistojnë kryesisht por jo vetëm në:

• Krijimin e një shtrati të ri normativ që synon përmirësimin e administrimit tatimor si dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe të marrëdhenieve administratë tatimore – tatimpagues.
• Thjeshtimin dhe minimizimin e procedurave ligjore lidhur me rimbursimin e tvsh-së.
• Kontrollin dhe monitorimin mbi bazën e elementeve të riskut të rimbursimit të tvsh-së.
• Shmangien e procedurave të panevojshme, automatizimin e procedurës së rimbursimit dhe përafrimin me modelet e përparuara europiane.
Referuar sa më sipër, si dhe marrë shkas nga rëndësia dhe domosdoshmëria e implementimit të këtij sistemi, po i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë për miratim, projekt ndryshimet ligjore bashkëlidhur.
Sigal