Floida Kërpaçi: Premtimet e Rilindjes për rindërtimin, të njëjtat mashtrime si premtimet elektorale për 300.000 vende pune

178
Dy figurat kryesore që mbulojnë sektorin e mashtrimeve të Rilindjes, kryeministri dhe kryebashkiaku i Tiranës, u panë sot duke folur për rindërtimin.
Premtimet e Rilindjes për rindërtimin, të njëjtat mashtrime si premtimet elektorale për 300.000 vende pune, shëndetësi falas dhe taksa të ulëta.
Çdo gjë që këta thonë është mashtrim dhe çdo gjë që bëjnë është propagandë që ka sjellë varfëri, papunësi dhe emigrim masiv!
Për banorët e Kombinatit, qëndrimi ynë është i qartë, rindërtimi duhet të bëhet në KOMBINAT❗
Në çdo shtëpi, biznes dhe me çdo qytetar që flas e takoj e ndjej nevojën dhe padurimin që kanë për datën 25 prill, si një domosdoshmëri urgjente për ndryshimin e madh që ka nevojë vendi🇦🇱
Të gjithë bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë💪🏻 #FloidaKërpaçi #Tirana #Shqiperi
Sigal