Ndërron jetë aktori Andon Qesari, i biri fjalë prekëse: Të dua ba dhe mirupafshim

300
Sigal

Aktori i njohur shqiptar Andon Qesari është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Ai u nda nga jeta mëngjesin e të shtunë, më 13 shkurt, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar shumë në vitin e fundit.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Edon Qesari në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:

Të dashur miq e të njohur,

Sot në mëngjes, pas një sëmundje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im ANDON QESARI u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Dashuria e Tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimi më i çmuar që na la.

Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë…

JETESHKRIMI

Andon Qesari, lindi në Qeparo më 27 qershor 1942. Aktor dhe regjisor shqiptar, më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”.

Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”.

Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977.

Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë.

I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Veprimtaria Regjisoriale

Karnavalet e Korçës

Pallati 176

Nën dritat e skenës

Në jetë

Valsi i Titanikut

Filmografia

2007—Sekretet……………………………………………………………….Dekoruesi

1996—Tingujt i harresës………………………………………………………

1994—Dashuria e fundit………………………………………………………Shefi i policisë

1990—Inxhinieri i minierës……………………………………………………Drejtori

1989—Kthimi i ushtrisë së vdekur…………………………………………….Ministri i Luftës

1988—Stolat në park………………………………………………………….Regjisori

1987—Bota e padukshme……………………………………………………..Zv/Ministri

1987—Në emër të lirisë……………………………………………………….Syrjai

1987—Tela për violinë………………………………………………………..Doktor Kozmai

1984—Fushë e blertë fushë e kuqe………………………………………………

1983—Fraktura……………………………………………………………….Nëpunësi

1980—Dëshmorët e monumenteve……………………………………………Hesler,kapiteni

austriak

1977—Ata ishin katër…………………………………………………….Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan

1976—Pylli i lirisë……………………………………………………………..Një nga dy ballistët
1975—Në fillim të verës………………………………………………………Shefi i Policisë Sekrete Fashiste

1967—Ngadhënjim mbi vdekjen………………………………………………Skënderi.