FOTO/ Iu gjet drogë në makinë, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident

619
Sigal

Një askident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në rrugën e Kalivaçit në Lezhë, ku përpasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Tonin Ndreca.

Në njoftimin e policisë thuhet se Ndreca, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, se në makinën e aksidentuar nuk kishte persona të tjerë, ndërsa është gjetur një sasi droge, e llojit kanabis sativa.

Faxweb.al, ka siguruar edhe fotot e viktimës Tonin Ndreca.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Informacion paraprak

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.

Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.