Kapen shpërndarësit e drogës, u denoncuan në Komisariatin Dixhital

390
Policia e Vlorës ka prangosur dy shpërndarës droge, të cilët u dënoncuan në Komisariatin Dixhital dhe iu gjetën lëndë narkotike, kokainë dhe cannabis sativa.
Sipas policisë së qytetit bregdetar,kanë rënë në pranga Xhezmi Zykaj, 24 vjeç dhe Emiljano Selmanaj, 23 vjeç, që të dy nga Fieri.
Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë ku Selmanajt i janë gjetur 4.5 gr Kokainë dhe Zykaj, 2.8 gr “Cannabis” ndërkohë që në banesat e tyre janë gjetur edhe 5 aparate celularë, 122 fishekë zhurmues si dhe një automjet tip audi. 
Sigal