Floida Kërpaçi: Pasi vodhën zgjedhjet, Rilindja të llogarisë vitet e burgut dhe ndalimin jashtë shtetit

479
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, ka reaguar për raportin e OSBE/ODIHR që kritikoi ashpër mënyrën sesi PS zhvilloi procesin monopartiak të 30 qershorit.

Kërpaçi sjellë në vëmendje deklaratat e Edi Ramës, se kush prekte zgjedhjet do dënohej me burg dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Kryetarja e LSI thotë se sot është Rilindja që duhet të bëjë llogarit me ligjin, pasi vodhi zgjedhjet.

“Pas raportit të OSBE/ODIHR, organizatës socialiste në KQZ i ngelet vetëm të numërojë vitet e burgut për veten dhe për të gjithë ata që organizuan votimet e paligjshme moniste të 30 Qershorit. Pas burgut nuk do të lejohen të dalin jashtë shtetit për lejim të zgjedhjeve të paligjshme!”,- shkruan Floida Kërpaçi.