Fatos Lubonja: Shpëtimi vjen nga vetë shqiptarët, jo nga SHBA e OSBE

624
Sigal

Publicisti  Fatos Lubonja, në një intervistë për “News 24”, e cilësoi të vaktet raportin e OSBE/ODIHR. Ai deklaroi se këto zgjedhje treguan se ndërkombëtarët kanë kuptuar se qeveria “Rama” nuk e meriton mbështetjen që i dhanë.

Por nga ana tjetër, Lubonja shprehet se nuk duhet që shqiptarët të presin nga SHBA dhe OSBE. “Në një vend normal shpëtimi nuk duhet pritur as nga OSBE, as nga SHBA por nga vete shqiptaret. Një vend normal që i var shpresat tek OSBE dhe tek SHBA, nuk i meriton zgjedhjet normale. Le ti japë sa të dojë mbështetje SHBA e OSBE qeverisë, nëse opozita kthehet nga qytetaret nuk ka SHBA që mund ta ndryshoje këtë vullnet”,- tha Lubonja.

Lidhur me raportin vëzhguesve ai shtoi se “Raporti i OSBE, ishte i vakët, sa për të lartë fytyrën. Këto zgjedhje treguan se kjo qeveri, që ata e mbështetën qartësisht kishte mbështetje të ulët në popull. Ndaj mendoj se u detyruan të nxirrnin këtë raport paraprak. Në këto zgjedhje nuk u fut ne veprim makineria e rëndë e manipulimit, blerja masive e votës me paratë e krimit. Nuk ka pasur interes tek ata që japin paratë për të hyrë rëndë në lojë. Ky 80% duhet analizuar mire nga PD sepse nje pjese e saj jane militantet por eshte edhe nje pjese qe refuzon politiken ne te dy krahet, qe ndihet e paperfaqesuar. Mbetet nje formule qe e kam thene se opozita eshte e denuar qe nese do te marre pushtetin, duhet te luftoje sistemin, jo thjesht Edi Ramen. Kjo opozite duhet te shkoje tek njerezit duke nderruar sistemin e grabitjes se votes qe Rama e ka cuar ne nivelet me te larta. Opozita te kthehet ne sherbimin ndaj qytetareve dhe te ndahet nga oligarkët”.