Fleckenstein dhe Pitella, mesazhe urimi Ilir Metës për Presidencën

403
Gianni Pittella, kreu i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian si dhe Knut Fleckenstein, eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, i kanë dërguar mesazhe urimi, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ri i Shqipërisë.

Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet duke i uruar sukses Metës dhe mbështetje në detyrën e re.

Fleckenstein e uroi Metën duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si President i Republikës së Shqipërisë.
Sigal