Berisha: Qëllimi i Rama-McGonigal ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me fasadë opozitë të kontrolluar nga Edi Rama

108
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në kandidatin e Partisë Demokratike në Krujë të dalë nga Primaret, Agron Loka.

Berisha është shprehur se që nga viti 1992 këto janë zgjedhjet më politike që Shqipëria ka patur. Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri.

Miqtë e mi!

14 maji është ditë zgjedhjesh e qeveritarëve vendorë. Por e vërteta është, pra janë zgjedhje lokale, por e vërteta është se që nga viti 1992 këto janë zgjedhjet më politike që Shqipëria ka patur. Këto janë zgjedhjet e jetës tonë, sepse në këto zgjedhje ne ftohemi me votën tonë, në një mision historik që është përmbysja e monizmit që sundon sot në Shqipëri. Kruja në historinë e saj ka patur qëndresën antikomuniste një trashëgimni të shkëlqyer. Kruja dhe krutanët e kanë të qattë se çfarë katastrofe kombëtare solli monizmi i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste. Ndër të parët që e përmbysën ishin krutanët.

Pas 30 vitesh, njëlloj si e ka thënë në mënyrë profetike Ronald Regan se demokracisë i mjafton edhe një gjeneratë për ty zhdukur. E vërteta është se pas 32 vitesh, demokracia pothuajse u asgjësua plotësisht. Në Shqipëri u vendos një monizëm, jo i bazuar në doktrinën marksiste-leliniste, por i bazuar kryekëput në krimin, vjedhjen e qytetarëve, dhe drogën.

Sot të gjitha pushtetet pa përjashtim të gjitha pushtet janë në dorë të një njeriu. Sot Edi Rama kontrollon më shumë pushtet, 10% më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Sot ky despot, e them despot se ky nuk njeh ligj, kushtetutë, normë, standard, ky njeh thjeshtë dëshirat, mendimet e vullnetin e tij.

Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, atë vendor, kontrollon totalisht drejtësinë, presidencën, ushtrinë, policinë, shërbimin informativ, kontroll çdo pushtet edhe së fundmi në një rast unik në Europë, kontraktoi si vrarës me pagesë të opozitës shqiptare, vetëm e vetëm për ta vendour atë nën kontroll, kryezbuluesin e agjencisë më të rëndësishme të SHBA-së, FBI.

E përdori atë si vrasës kundër opozitës. Qëllimi i tij ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me fasadë opozitë të kontrolluar nga Edi Rama. Pra ky ishte monzimi dhe ky është monizmi i Edi Ramës. Ai dështoi në këtë vepër makabre. Dështoi sepse ju, për ju idealet demokratike janë idealet më larta. Ai dështoi se për ju pluralizmi është jetik për demokracinë.

Ai dështoi se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare. Me këtë rast unë falënderoj nga zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit.

Unë garantoj çdo demokrate dhe demokratë, se partia e tyre është dhe do të mbetet partia e mendimit të lirë, e mendimit të hapur. Por tek pluralizmi, aty ku ndahet monizmi dhe pluralizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Ndaj dhe bashkohemi sot çdo demokrat, çdo mbështetës. Por ftoj këtu edhe çdo socialist të ndershëm, edhe çdo të paparti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoni për ‘x’ apo ‘y’ mos harroni kurrë që monizmat janë katastrofat më të mëdha që kanë njohur kombet dhe ne jemi në monizëm.