Bëhet me dije se e plagosur nga ngjarja e ndodhur në Lushnje ka mbetur 60-vjeçarja Bajame Seneja.
Mësohet se gruaja është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në këmbë.
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve për pronat në zonën e Garunjas.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për arrestimin e tij.


















