Konflikti i pronësisë mes kushërinjve, vëllai i të plagosurës në Lushnje: Shteti nuk mori masa

72
Sigal

Konflikti i pronësisë mes kushërinjve Hasalla në Lushnje që i kushtoi jetën një 30-vjeçarit Rome Hasalla 2 vjet më parë u hap sërish sot me të shtëna arme.

Kësaj here plumbat u drejtuan ndaj 60-vjeçares Bajame Seneja, motrës së Kastriot Hasallës i cili bashkë me të vëllain në 2021 qëlloi me armë zjarri ndaj Shaip Hasallës dhe tre djemve të tij.

Si pasojë njëri nga djemtë humbi jetën ndërsa Shaipi me dy djemtë e tjerë u plagosën rëndë. Bajamja është plagosur në këmbë dhe po merr mjekim.

Vëllai i saj dhe Kastriotit tregon dinamikën e ngjarjes për median dhe drejton gishti nga kushëriri.

“Policia nuk ka marrë asnjë masë. Këtu është Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetësh na kanë qëlluar me armë, sot na qëlluan motrën. Shteti nuk ka marrë masa. Ishin në gjyq për tokën.Mbaruam gjyqin, u nisëm për shtëpi dhe na bënë pritë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Gjyqi ishte për çështjen përpara. Unë isha me avokatin në makinë para, motra me nipin pas. Qëlluan makiinën e nipit. Sherri është për tokën, 2 hektarë tokë. Kam bërë një stallë atje dhe zotëria do ta marrë me forcë. Kastrioti është dënuar por Kastrioti se vrau, por e vrau Shaipi djalin. Kastrioti mbrojti vëllain dhe fëmijën e tij. Shikoni personin që na ka pritur me armë”.