Arrestohet Drejtori i Burgut në Lezhë,Valentin Miri. Ka marrë ryshfet 1 milion euro

557
Sigal

Dje me datë 12.04.2013 pasdite, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të  Burgjeve pas një hetim intensiv 3-mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësia Task-Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj, bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë Valentin Miri. SHKBB pas mbledhjen së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i burgut Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës. Gjatë kontrollit të banesës së drejtorit Valentin Miri u gjet një shumë e konsiderueshme vlerash monetare deklarojnë zyrtarët e Drejtorisë së Burgjeve. Megjithëse nuk bëhet e ditur vlera ekzakte e parave të grumbulluara, por shuma e përfituar nga dhëniet e lejeve të  të dënuarve, lëndëve të dyshimta, apo trafiqet brenda dhe jashtë burgut arrin në vlera rreth 1 milion euro.