Firmoset Marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova bashkë për integrimin në BE

430
Sigal

Ministrja Gjosha dhuron legjislacionin e përkthyer. Mbi 3000 faqe në shqip i ofrohen Kosovës

Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhën shqipe, në kuadër të procesit të Integrimit të dy vendeve. Gjatë vizitës zyrtare që Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha po zhvillon ne Kosovë, u firmos e Marrëveshja e bashkëpunimit “ Për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e Legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit”. Kjo marrëveshje ka një rëndësi të veccantë pasi dëshmon për vullnetin maksimal të dy shteteve për të ecur bashkërisht në rrugën e integrimit në BE.
“Përafrimi I legjislacionit sipas standardeve të BE-së është një nga detyrimet thelbësore që duhet të përmbushë çdo shtet që dëshiron të bëhet pjesë e tij. Në këtë kontekst jam e bindur se firmojsja e marrëveshjes së sotme ka rëndësi të veccantë, pasi duke qenë të koordinuar e mbi të gjitha bashkë , do të mund të avancojmë në axhendën evropiane”, tha Ministrja e Integrimit Evropian gjatë konferencës për shtyp të mbajtur për mediat.

Ministrja e Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës, shprehu gjithashtu bindjen e saj se marrëveshja do të mundësojë strukturimin në një gjuhë të vetme të dy shteteve. Ajo falenderoi ministren Gjosha për legjislacionin e përkthyer të Shqipërisë I cili po I vihet në dispozicion Kosovës.
“Vullneti ynë për të thelluar bashkëpunimin nuk është I diktuar nga procesi I integrimit, por nga lidhja e brendshme mes dy shteteve tona. Nuk do të ndalemi këtu por do të vijojmë duke bashkuar të gjitha resurset njerëzore dhe financiare për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”, tha Ministrja Ccitaku gjatë konferencës.