Fatos Lubonja reagon pas gjobë 110 mln euro të vendosur nga arbitrazhi: Shpërdorimin skandaloz i pushtetit nga Rama

369
Sigal

Pasi Shqipëria u dënua përfundimisht nga arbitrazhi ndërkombëtar me 110 mln euro pasi humbi gjyqin me biznesmenin italian, Francesco Becchetti, analisti Fatos Lubonja thekson se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, shoqëria shqiptare duhet të reagonte fuqimisht për këtë rast, por për fat të keq, shton ai, një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”,- tha Lubonja.

Duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, Lubonja deklaroi se shtetit të Kosovës i nevojitet që në krye të shtetit të ketë një figurë unifikuese.

“E pashë situatën me kujdes në Kosovë, për mënyrën si do të veprohej. Unë e kam mbështetur VV-në dhe e kam quajtur shpresa e fundit që në botën shqiptare të ketë besim te politika. Duhet të ushqejmë shpresa dhe jo t’i vrasim. Të huajt ndërhyjnë goxha në Kosovë. Duhet kapërcyer ndërhyrja e të huajve. Vjosa Osmani mund të jetë e pranueshme se ka marrë shumë vota, por duke ditur se ne kemi tendencën të marrim çdo pushtet, mund të kishte edhe figura të tjera në postin e presidentit. Osmani duhet të mos jetë ushtare e Kurtit, se mos-ndarja e pushtetit është e rrezikshme. Reformat të bëhen pa u shpërdoruar pushteti”,- deklaroi Lubonja.