Lufta politike kërkon të zhvendoset te Presidenti, për të fshehur skandalet korruptive të zyrtarëve të qeverisë

20
Sigal

Hidhen poshtë aludimet për listën që bëri bujë këto ditë në media, lidhur me numrin e delegacionit që do të shoqëronte Presidentin Bajram Begaj në Samitin e OKB-së.

Të dhëna nga protokolli zyrtar, por edhe nga institucionet që kanë në dorë fluksin e udhëtimeve, hyrje-daljeve do dëshmojnë se 7 prej personave të aluduar se janë në listën e publikuar nuk figurojnë në SHBA, por ndodhen në Tiranë.

Flitet se një listë e tillë mund të jetë krijuar për qëllime dashakeqëse dhe shpërndarë , pse jo dhe brenda llojit për të krijuar pakënaqësi dhe hilaritet te opinioni i gjerë lidhur me figurën e kreut të shtetit, teksa e vërteta qëndron krej ndryshe.Kujtojmë se Mali i Zi , një vend shumë herë më i vogël se Shqipëria do të marrë pjesë me një delegacion prej 35 personash.