Faqja e ambasadës së SHBA ndryshon foton e Ramës pas komenteve

335
Sigal

 

Një ditë më parë, faqja e ambasadës amerikane në Tiranë, postoi disa foto nga një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe zëvendësambasadori i SHBA.

“Zëvendës Ambasadori Demian Smith mori pjesë sot në një aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes si falënderim për përpjekjet e guximshme të atyre që luftuan zjarret këtë verë dhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Holandës, dhe Republikës Çeke. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përgëzuan forcat shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet lokale për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë dhe mjedisin natyror të Shqipërisë. Ambasada e ShBA është krenare që qëndron krah Shqipërisë dhe ofron ndihmë dhe mbështetje në kohë nevoje,” thuhej në postim.

Por fotoja e parë në ballinë ishte e kryeministrit Edi Rama pranë flamurit.

Të revoltuar, komentuesit nisën ironinë. Sipas tyre, faqja e Edi Ramës dhe ajo e ambasadës amerikane menaxhohen nga Endri Fuga.

“Është bërë e vështirë të gjesh dallimin midis faqes së Ramës dhe asaj të U.S. Embassy-Tirana,” shkroi aktivisti Genc Sejko, duke marrë dhjetëra reagime.

Ambasada e ndryshoi renditjen e fotove, duke vendosur të parën një foto me një helikopter.

ImageImage