Besfort Lamallari dhe Silda Çepe zhvasin turpshëm shqiptarët. Kompania realizon 26 mln euro fitim, me marzh 68.2%

 Ka një kompani në Shqipëri, e cila është me kapital shtetëror, që do t’i turpëronte edhe sipërmarrësit më të mëdhenj të planetit për suksesin e saj. Ajo është IDENTITEK, shoqëria shtetërore e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve biometrike.

Kjo shoqëri u themelua në vitin 2023 dhe është 100% me kapital shtetëror, konkretisht në zotërim të Ministrisë së Brendshme. IDENTITEK, gjatë dy viteve të aktivitetit të saj, ka realizuar një sukses që do ta kishte zili çdo sipërmarrës në Shqipëri dhe jo vetëm.

Sigal

Suksesi vjen jo prej aftësisë së drejtuesve të shoqërisë, por prej zhvatjes së paskrupullt që u bëhet shqiptarëve, të cilët paguajnë tarifa nga më të shtrenjtat në Europë për blerjen e kuponave të pasaportave dhe ID-ve.

Sipas të dhënave të bilanceve të dorëzuara në QKB në fillim të muajit gusht, IDENTITEK rezulton se ka arritur të arkëtojë gjatë vitit 2025 rreth 3.5 miliardë lekë, apo më shumë se 37 milionë euro. Nga këto, kompania ka realizuar një fitim bruto prej 2.4 miliardë lekësh, me një normë totale të fitimit bruto prej 68.2%.

Pas zbritjes së taksave, kompania rezulton me një fitim neto prej 1.5 miliardë lekësh, apo rreth 16.4 milionë euro.

 

Ku qëndron vjedhja me tarifat e pasaportave dhe ID-ve?

Nga të dhënat e vetë kompanisë rezulton se të ardhurat kanë rënë me 3.8% në raport me vitin 2024, por fitimi neto është rritur me 10.2%. Kjo ka ndodhur për një shkak shumë të thjeshtë: uljen e kostove të mallit të shitur. Cili është malli i shitur? Janë pikërisht pasaportat dhe ID-të për qytetarët shqiptarë.

Pra, kostot për blerjen e lëndës së parë, letrës dhe bojës për prodhimin e pasaportave, sipas vetë kompanisë, kanë rënë me 32.2%. Në këto kushte, shqiptarët do të duhej të paguanin një vlerë më të ulët financiare për kuponët e pasaportave, gjë që do të sillte gjithashtu më pak kosto për xhepat e tyre.

Kjo nuk ka ndodhur. Qytetarët shqiptarë vijojnë të blejnë një kupon për pasaportë me vlerë 80 euro dhe një kupon për ID me vlerë rreth 17 euro. Këto janë jo vetëm tarifa abuzive, por edhe një vjedhje e pamëshirshme ndaj familjeve të varfra shqiptare. Madje, kjo vjedhje merr përmasa dramatike edhe për faktin se Shqipëria, ndryshe nga vende të tjera, si Kosova, aplikon të njëjtin çmim si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit për pajisjen me pasaportë dhe ID.

Kosova, shembulli që nxjerr zbuluar zhvatjen në Shqipëri

Shteti tjetër i shqiptarëve në Ballkan, Kosova, ofron çmime krejtësisht të arsyeshme për pajisjen me një pasaportë biometrike.

Kostoja e rregullt e pasaportës biometrike në Kosovë është 30 euro (për fëmijët nën 18 vjeç është 20 euro, ndërsa për pensionistët 15 euro), ndërsa letërnjoftimi (ID) kushton 10 euro (për pensionistët është 5 euro).

Këto çmime nxjerrin zbuluar vjedhjen që u bëhet qytetarëve shqiptarë në Shqipëri, të cilët paguajnë tarifa të llahtarshme për t’u pajisur me pasaportë apo ID.

IDENTITEK, histori vjedhjesh dhe abuzimi mbi kurrizin e qytetarëve

Kompania IDENTITEK, që në nisje të saj, është përfshirë në histori abuzive. Ish-drejtoresha e IDENTITEK, Loina Prifti, shpërbleu veten me një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj, si dhe është denoncuar shpesh për tendera të dyshimtë, mes tyre edhe ai me vlerë 1 milion euro për shërbimin e internetit.

Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh. Po ashtu, krijoi një klimë të lartë mosbesimi dhe presioni ndaj punonjësve e furnitorëve. Burimi i Lapsi.al tregon se, në disa raste, Loina Prifti ka lejuar futjen e personave të paautorizuar në ambiente rreptësisht të ndaluara të kompanisë, duke shkelur ligjin.

Po kështu, njerëzit e rinj që ajo solli në kompani u punësuan përmes konkurseve fiktive dhe emërimeve nepotike, kryesisht të lidhur me klane të ndryshme në Durrës, qyteti nga vinte Prifti. Drejtoresha e IT-së, Sara Zalla, është ndërkohë nusja e kushëririt të parë të Loina Priftit. Eda Harizaj, drejtoresha e Burimeve Njerëzore, është gjithashtu një e afërme e saj. Vetë Harizaj ka punësuar në një pozicion të rëndësishëm në IDENTITEK një kushëri të parë. Si këto, ka plot emërime të tjera nepotike në postet kyçe të kompanisë, sikundër është edhe Drejtori i Operacioneve