Evropa kryqëzon Shqipërinë/ Gazetari Flamur Vezaj: Gjermanët mund të kenë provat që lidhin Spiropalin me kokainën

684
Sigal

Gazetari Flamur Vezaj: Gjermanët mund të kenë provat që lidhin Spiropalin me kokainën

Gazetari Flamur Vezaj në një postim të bërë së fundi në rrjetet sociale ka skanuar disa prej personazheve më të njohura të qeverisjes së Edi Ramës, dhe për herë të parë ka publikuar disa dyshime që lidhen me ish-drejtoreshën e doganave Elisa Spiropali. Postimi denoncues i Flamur Vezajt: Imazhi i Rilindjes dhe trafikantët e drogës! Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Rilindjes, zyra e propagandës u kujdes në të gjitha detajet që të promovojë një ministër më shumë se të tjerët, duke u bërë kështu edhe imazhi i qeverisë apo edhe zëri që do fliste për akuzat e opozitës! Që në muajt e parë të qeverisjes, ministrat që u promovuan me shumë nga zyra e propagandës ishin Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri! Çka filloi edhe një “luftë kasetash” mes tyre se kush do të dalë më shumë në media! Por meqenëse lobimi sorosian për Veliajn ishte më i fortë, ai u përzgjodh nga shefi i Rilindjes për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ku pas fitores ngriti zyrën e tij të propagandës që vazhdon edhe sot të funksionojë paralelisht me atë të qeverisë! Nga krahu tjetër imazhi i qeverisë dhe punëtori që luftonte me opozitën dhe “krimin” ishte Sajmir Tahiri! Një ditë të bukur falë edhe “investimit” te tij në ortakëri me kushërinjtë ai përfundoi! Menjëherë zyra e propagandës u kujdes të gjente zëvendësuesin! Pas bërrylave me Fatmir Xhafën vendin e Tahirit shefi i Rilindjes ia besojë Taulant Ballës, i cili vrapoi të kapë ritmin e propagandës së ish-ministrit të Brendshëm! Por edhe Balla nuk e kishte të gjatë mbijetesën, pasi lidhjet e tij me krimin i dolën sheshit! Ai rezultonte në lidhje, jo vetëm shoqërore, por edhe familjare me ish-trafikantin e drogës dhe pjesëtarin e “bandës” se Aldo Bares me disa emra (Mond Bega) i rehabilituar në biznesmen të suksesshëm faël edhe njohjeve me Ballën! Në heshtje dhe me finesë, zyra e propagandës së shefit të Rilindjes i bëri dalje Taulant Ballës, duke zëvendësuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa! Me rrëshqitjen e këtyre dhe largimin me lezet nga ekranet e medias dhe kasetat e montuara, shefi i Rilindjes dhe zyra e propagandës nuk po i besonte më socialistëve të vjetër dhe kaloi duke kërkuar ndihmë te ish-mjaftistët! Aty gjeti një ushtare të devotshme që imiton shefin në gjeste e lëvizje dhe ajo është Elisa Spiropali! Kjo e fundit deri tani po zbaton me përpikëri udhëzimet e zyrës së propagandës, por sa do të zgjasë kjo varet nga zyrtarët e autoriteteve gjermane! Pasi këta të fundit disponojnë materiale (përgjime), të cilat nuk iu dorëzuan Adriatik Llallës për mungesë besueshmërie dhe as prokurorit që ishte bashkëshorti i ish-deputetes së PS-së që kreu veprimet e para në operacionin e njohur si “Xibraka”! Në këto përgjime, ku flitet për dy kontejnerë të ardhur nga Bolivia në portin e Durrësit, në muajin Nëntor dhe Dhjetor të 2014-s, të ngarkuar me dhjetëra fuçi, brenda të cilave kishte një lloj solucioni ku ishte shkrirë një sasi e madhe e kokainës! Këto dy kontejnerë, thuhet se kanë hyrë në Shqipëri pa u regjistruar dhe zhdoganuar nga autoritetet e doganave me urdhër nga lart! E në atë kohë doganat drejtoheshin nga Elisa Spiropali, që mbetet për t’u sqaruar (gjithmonë pas dorëzimit të përgjimeve), nëse ishte ajo që lehtësoi e urdhëroi futjen e dy kontejnerëve pa u regjistruar dhe zhdoganuar në Shqipëri! Fuçi, të cilat edhe sot nuk dihen se ku kanë përfunduar, pasi nuk kemi ende një procesverbal apo vendim të shkatërrimit te tyre! A thua revista gjermane “BILD” disponon këto përgjime pas shkrimit të fundit? E deri në disponimin e këtyre materialeve voluminoze nga mediat shqiptare, ku dyshohet se ka biseda shumë-orëshe edhe të biznesmenëve afër qeverisë, Spiropali do të vazhdojë të llomotisë nëpër ekrane, duke imituar, jo vetëm me gjeste, por edhe me fjali shefin e Rilindjes! Ja pra këta janë imazhi i qeverisë së Rilindjes! Po, si ka mundësi që në PS të mos gjendet një person që nuk ka të kaluar kriminale apo lidhje me krimin?! Marrw nga www.standard.al